Ja disa këshilla si të kujdesemi për lëkurën e foshnjeve

510
Koha për banjo
Foshnjat kanë nevojë për dy-tri banjo me ujë mesatarisht të ngrohtë, hapi i parë është rregullimi i temperaturës së ujit e pastaj e mbushim vaskën me ujë, jo më shumë se 5 deri në 9 cm. Që të parandalojmë ftohjen e foshnjës ndërsa e pastrojmë, e lagim me ujë herë pas here në supe. Sfungjerin për pastrim e zhysim në ujë dhe butësisht e fërkojmë kokën e foshnjës me shampon për fëmijë. Për pastrimin e fytyrës e lagim një top pambuku dhe e fërkojmë butësisht. Për të marrë foshnjën nga vaska, vendoseni njërën dorë në qafën e tij për mbështetje, ndërsa tjetrën e vendosim në prapanicë. E mbështjellim me peshqir, aplikojmë losion për foshnje që rë ruajë lagështinë dhe të parandalojë tharjen e lëkurës.
Bazat e pelenave
Mos e lejoni që rutina juaj e ndërrimit të pelenave të shndërrohet në një makth për juve dhe për foshnjën. Ndërroni pelenat shpesh, pastroni vendin butësisht duke aplikuar krem pelenash apo ujë të vakët, prisni derisa të thahet vetvetiu që foshnja mos të ketë kruarje më vonë. Siguroni pelena pa aroma dhe në një madhësi që nuk është shtrënguese për foshnjën.
Keni kujdes me produktet
Është mirë që të përdorni produkte të prodhuara enkas për lëkurën e fëmijëve, kushtoni vëmendje reagimit të foshnjës në rast se është alergjike ndaj tyre. Është e rëndësishme që lëkurën e foshnjës ta mbani të hidratuar. Përkundër besimit të zakonshëm, pudra për fëmijë nuk është e patjetërsueshme, ndërsa nëse vendosni ta përdorni, bëjeni me masë. Shmanguni nga sapunat me aroma dhe cilësi antibakteriale pasi mund të jenë të ashpra për foshnjën e vogël.
Keni kujdes motin
Foshnjat mund të ekspozohen në dritën e diellit pas muajit të gjashtë, mirëpo prapë ju duhet të aplikoni krem kundër rrezeve diellore me SPF 30 në tërë lëkurën e ekspozuar. Në dimër, moti i thatë mund të dëmtojë lëkurën e foshnjës prandaj keni kujdes hidratimin e saj.
Sigal