Ja disa këshilla kryesore për të luftuar shiatikun

532
Sigal

Nëse dhimbjet shtohen dhe nëse një dobësi e këmbës vihet re, duhet konsultuar menjëherë me mjekun tuaj

Në shumicën e rasteve, mjafton një trajtim me ilaçet e duhura për tu shëruar. Në raste të tjera, kur dhimbjet vazhdojnë, mjeku mund t’ju propozoje kortizonike dhe në rast se nuk arrihet sukses duhet bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Disa pika që duhen ndjekur

-Te ndiqet me korrektësi trajtimi i dhënë nga mjeku gjatë kohës së përcaktuar ;

-Nuk duhet besuar që me qëndrimin pushim në shtrat do të shërohemi përfundimisht. Qëndrimi në shtrat rekomandohet vetëm kur dhimbja të pengon të lëvizesh, duke respektuar kështu atë çka kërkon vetë trupi.

-Nëse dhimbjet vazhdojnë edhe pas 2-3 muajsh, pavarësisht nga trajtimi me ilaçe, duhet të këshillohemi përsëri tek mjeku. Në rast dhimbjesh lumbare që vazhdojnë, ushtrimet kinesiterapike janë të nevojshme gjatë disa javëve për të forcuar muskulaturën e kurrizit dhe mobilizuar zonën lumbare.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf