Ja disa ilaçe natyrale dhe barna shtëpiake për kapsllëk

13562
Sigal

Problemet
e kapsllëkut kanë të bëjnë kryesisht nga një diete e keqe kështu që nëse shtoni
më shumë perime jeshile dhe fruta në dietën tuaj ju do ti dhuroni trupit ekstra
fiber, diçka që i mungon për të nxjerr më lehtë jashtëqitjen. Pra, në fillim
thjeshtë shto sasinë e ushqimeve që përbëhen na laksativ natyral. Ato ushqime
janë avokado, bajamet, kajsia, kokosi, çikori, hurmet, fara të lirit, fig, mango,
rrush, papaja, ullinj, majdanoz, sojë, rrepë, arra dhe lakërishtë. Favoritë
prej këtyre që përmendëm janë mango dhe farat e linit.

Shtimi i
vitaminës C në dietën tuaj gjithashtu ndihmon që të luftoni ndonjë infeksion që
mund të ndikoj në jashtëqitjen tuaj.

Njëherë
kur të fillon kapslleku gjendja më pas shkon duke u keqësuar nëse nuk
trajtohet. Sa më gjatë ushqimi mbetet në sistemin e tretjes aq më shumë ujë
shpenzohet (nxirret) prej ushqimit për tu përdor për pjesët tjera të trupit.
Kështu pra e bënë ushqimin më të fortë dhe më të vështirë që të lëvizë. Për të
shëruar këtë ju duhet të shtoni sasinë e ujit që pini. Nëse pyet sa uje duhet
pire për këtë atëherë mund të themi se nga 6 deri 8 gota të mëdha ujë në ditë
ndihmojnë dhe mjaftojnë. Këto gota ujë shtojnë lagështinë ushqimit që po
bllokon sistemin tuaj dhe ndihmon që gjithçka të lëviz tutje. Dhe nëse
mërzitesh duke pirë ujë atëherë është në të mirën tënde e gjithashtu është edhe
e sigurt ti shtoni disa pika limoni në gotën me ujë që pini.

Nëse akoma
po kërkoni të gjeni ilac per kapsllek atëherë më poshtë keni disa metoda
shtepiake apo barna shtepiake kunder kapsllekut që mund ti provosh.

Shto 1-2
lugë gjelle me mjaltë në një gotë me qumësht dhe pije këtë dy herë në ditë.

Për
lehtësim të menjëhershëm nga kapslleku pi lëng karrote me lëng spinaqi para se
të bini për të fjetur.

Pi leng
portokalli në stomak të thatë në mëngjes, dhe

Së dy apo
tri herë në ditë pi një gotë ujë me dy lugë uthull molle, dy lugë limon dhe
mjaltë, nëse ki, për ti rregulluar shijen.

Nëse
problemi vazhdon akoma për 8-10 ditë, duhet që të vizitoni mjekun. A kemi dikë
këtu që ka apo ka pasur probleme me kapsllëk dhe të na tregoj përvojën e tij se
si e ka mënjanuar këtë problem? Ti ndajmë përvojat tona dhe të tregojmë se çka
ndihmon dhe çka nuk ka pasur sukses në trajtimin e kapsllëkut.