Ja cilat janë ushqimet që i bëjnë pastrim rrënjësor mushkërive tuaja…

603
Sigal

Nëse tashmë jeni duke pirë duhan, përpiquni të paktën aq sa mundeni të reduktoni rrezikun nga të sëmurit nga kanceri. Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga toksinat dhe kështu të reduktoni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve. Më poshtë zbuloni ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm.

Molla- Kjo është një arsye më tepër për t’i vendosur mollët në listën e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë. Një studim britanik arriti në konkluzionin se njerëzit që konsumonin dy deri në pesë mollë në javë kishin 32% rrezik më pak për të vuajtur nga astma se sa njerëzit që hanë më pak. Ekspertët mendojnë se janë flavonoidet që molla përmban përgjegjëse për ndihmën në funskionimin e mushkërive.

Çaji Jeshil- Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin e sistemit tretës. Çaji jeshil kombinohet shumë mirë me xhenxhefilin, lëngun e limonit dhe mjaltin.

Lëngu i Karrotës- Karrota është e pasur me beta karoten dhe vitaminat A, K, C dhe B. Lëngu i saj rrit nivelin e alkalinës në gjak. Studimet kanë konfirmuar se disa karrota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.

Kafja- Kafeina është një element i mirë përsa i përket shëndetit të mushkërive. Kafeina mund të përmirësojë në mënyrë modeste funskionin e rrugëve ajrore në trup për rreth 4 orë pasi është konsumuar. I dobishëm mund të jetë edhe çaji i zi.

Hudhra- hurdha ka veti anti-inflamatore. Ekspertët e kanë vendosur hurdhrën në në vendet e para të listës përsa i përket infeksioneve virale. Hurdhra prodhon një antioksidant të fuqishëm që shkatërron radikalet e lira.

Agrumet-Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mund të shmangë dëmtimin e mushkërive duke luftuar radikalet e lira. Edhe pse vitamina C mund të gjendet në shumë fruta dhe perime, ajo ndodhet me bollëk në agrume si portokalli, kivi, pjepri, domatet, brokoli etj.