Sigal

Duket se çdo përgjigjia e çdo pyetjeje që mund t’ju linde gjendet në internet… Mjafton të kërkoni me fjalë kyçe dhe rreth temës për të cilën jeni të interesuar do t’ju dalin qindra burimesh informacioni!! Madje google është i zgjuar dhe ju rekomandon faqe internet ende pa mbaruar fjalinë!

Kërkimet më të shpeshta të femrave lidhen me kujdesin e lëkurës, flokëve etj, por jo çdo gjë që lexoni duhet besuar, pasi çdokush mund të hedhë informacione në rrjet, por jo domosdoshmërisht këto informacione janë të vërteta ! Living do t’ju tregojë më poshtë disa truke që lidhen me bukurinë, por sipas dermatologëve nuk bëjnë gjë tjetër veçse acarojnë lëkurën.

Përdorimi i vajit të kokosit si një hidratant lëkure

Mund ta aplikoni në flokë, në zonat e ashpra të trupit, por asnjëherë në fytyrë si hidratant!Vaji i kokosit jo vetëm që nuk e zëvendëson kremin, por ju do të bllokoni poret e lëkurës duke rritur prodhimin e yndyrës.

Eliminimi i qelizave të vdekura me lëng limoni

Nëse e lyeni lëkurën me lëng limoni, që është acidike,ju do të acaroni lëkurën dhe nëse dilni në diell mund të shkaktojë një super reaksion kimik , nga sjuqja dhe irritimi i lëkurës deri tek djegia, formimi i flluskave dhe hiperpigmentimit.

Përdormi i sheqer, kripës ose sodës së bukës 

Duhet të dini që grimcat e sheqerit apo kripës mundtë acarojnë lëkurën nëse e keni të ndjeshme apo të prirur për t’u skuqur ! Ndërkohë soda e bukës mund ta irritojë atë ! Do të ishte më mirë të përdornit si eksfoljant një pluhur më të butë si kanella për shembull.

Lyerja e puçrrave me pastë dhëmbësh 

Sigurisht pasta mund t’i thajë puçrrat falë përbërësve si peroksid, por mund të dëmtojë lëkurën e shëndetshme përreth puçrrës.

Të lyesh fytyrën me vinovil, të presësh të thahet për të hequr pikat e zeza, është thjesht një veprim që nuk duhet ta bëni kurrë.

Ngjitëset kanë përbërje toksike, ndaj e mira është të merrni një krem me përmbajtje retionoide për t’i dhënë zgjidhje problemit tuaj

Mos parandaloni prodhimin e yndyrës duke e tharë lëkurën me alkool sepse si kundërtshim poret do të prodhojnë akoma më shumë yndyrë për të rivendosur balancat.