Sigal

Është shumë e vështirë të injorosh ndjeshmërinë e dhëmbëve kur ndodh. Ajo mund të shkatërroj një mbrëmje romantike ose një kafe pasditeje me miqtë tuaj më të mirë. Përveçse duhet të kontaktoni mjekun tuaj stomatolog, duhet të rrini larg disa gjërave të cilat janë provuar se shkaktojnë dhimbje dhe dobësojnë dhëmbët tuaj.

Konsumimi i të nxehtave ose të ftohtave

Në momentin që fusni diçka shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë në gojë, do të keni ndjeshmëri deri në dhimbje. Asgjë nuk është më e bezdisshme se eksopzimi i dentinës, shtresa poshtë smaltit, kur bie në kontakt me të nxehtat ose të ftohtat. Pra një akullore ose një filxhan i nxehtë kafeje, është një ‘jo’ e madhe. Nëse duhet ta bëni një gjë të tillë, mos harroni të aplikoni pastë për dhëmbë të ndjeshëm. Përveçse duhet ta aplikoni rregullisht, mund të aplikoni pak në pjesët e ndjeshme të dhëmbëve para se të hani ose të pini.

Ëmbëlsirat

Asgjë nuk mund të jetë më e sikletshme se ndjeshmëria e dhimbshme që shkaktohet kur dhëmbi bie në kontakt me diçka të ëmbël. Sidomos nëse keni karies, është diçka që mund t’ju shkatërrojë ditën.

Sheqeri promovon rritjen e baktereve dhe mikrobe të tilla shkaktojnë gurëza dhe kavitete. Nëse vërtet doni të kujdeseni për buzëqeshjen tua, konsumojeni sheqerin me moderim. Dhe mos harroni të lani gojën sa më shpejt.

Konsumi i gjërave të tharta ose acide

Përveçse ushqime të tilla shkaktojnë dhimbje dhëmbësh, konsumi i gjërave me aciditet përkeqëson problemet sepse i zhvesh dhëmbët nga smalti të cilin e keni të dëmtuar në një masë të madhe dhe ekspozon dentinën. Dhe nëse kjo ndodh, asnjë lloj paste për dhëmbë të ndjeshëm nuk bën dot gjë. Nëse keni konsumuar diçka të tillë, mos i pastroni dhëmbët menjëherë, sepse kjo gjë do të përkeqësonte akoma më shumë erozionin e smaltit, duke e përkeqësuar akoma më shumë sensitivitetin.

Pastrimi agresiv me furçë

Çdokush e di rëndësinë e pastrimit të dhëmbëve me një furçë të butë dhe me lëvizje delikate. Përndryshe mund të përfundoni duke zhveshur shtresën mbrojtëse të dhëmbëve tuaj.

Pastrimi agresiv i dhëmbëve me furçë duhet të shmanget jo vetëm nga ata që kanë dhëmbë të ndjeshëm, por edhe nga ata që nuk duan t’i kenë. Gjithashtu dëmtohen dhe mishrat e dhëmbëve.

Stresi ose ankthi

E dini që është një ide e mirë ta mbani stresin ose ankthin në minimum nëse keni dhëmbë të ndjeshëm. Kjo sepse stresi ose ankthi i pakontrolluar mund të çojnë në bruksizëm ose dridhje të dhëmbëve. Dridhja e dhëmbëve mund të ndodhë edhe për shkak të çregullimeve të gjumit. Nëse keni një problem të tillë, duhet të kontaktoni një stomatolog specialist.