Ja cila është receta e lashtë siberiane që forcon imunitetin dhe mbron nga sëmundjet e dimrit

629
Tashmë jemi në prag të periudhës më kritike kur flasim nga ana shëndetësore. Thuajse se të gjitha grupmoshat janë më të predispozuara për të pasur një imunitet të dobët të organizmit. Çka mund të çoj që të jemi më të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes, apo sëmundjeve të tjera kronike.
Jo pak herë ka ndodhur që mjekësia popullore ka dhënë më tepër efekt se medikamentet e ndryshme. Për një metabolizëm të fortë, dhe një organizëm plot energji, ju vjen në ndihmë një recetë e lashtë siberiane me përbërës tërësisht natyral.
Përbërësit:
100 gr hudhër, 150 gr qepë, 350 gr mjaltë, 2 lugë gjelle uthull molle
Përgatitja:
Qëroni hudhrat dhe qepën dhe copëtojini ato imët. Shtoni mbi të uthullën e mollës dhe lërini në një vend të ngrohtë për rreth 24 orë.
Ngrohni mjaltin në një tenxhere mbi avull deri sa të vlojë.
Shtojeni atë në enën me përbërësit e tjerë, përziejini mirë dhe lëreni mënjanë për rreth 7 ditë.
Pas ditës së shtatë, kullojeni me anë të një kullese dhe hidheni në një enë të pastër.
Konsumojeni një herë në ditë, katër lugë gjelle. Procesi duhet ndjekur çdo ditë në mënyrë që të japë efektin e duhur në organizmin tuaj.
Sigal