Ja çfarë shkakton pirja e kafesë gjatë shtatzënisë

507
Sigal

Gratë që pijnë kafe ose çaj gjatë shtatzanisë janë të predispozuara të lindin fëmijë më të vegjël, sipas një studimi të ri.

Edhe pse femrat pinë më pak se sasia e ‘sigurtë’ 200mg kafeinë, janë më të rrezikuara që të bëjnë lindje të parakohshme ose fëmija e tyre të ketë peshë më të vogël.

Studiuesit, nga University College Dublin, besojnë se kafeina kufizon rrjedhjen e gjakut në placentë, duke ndikuar tek rritja e foshnjave.

Studimi, i udhëhequr nga mjeku Ling-Wei Chen, shqyrtoi 941 nëna shtatzëna në Irlandë. Dhe sipas hulumtimit, çaji ishte burimi kryesor i kafeinës (48 %), e ndjekur nga kafeja (38 %).

Rezultatet treguan se çdo shtesë prej 100mg  kafeinë e konsumuar çdo ditë gjatë tremujorit të parë, zvogëlon peshën e foshnjes me 72g.

Kjo sasi kafeine gjithaashtu ul gjatësinë e fëmijës dhe zvogëlon perimetrin e kokës si edhe kohëzgjatjen e gjatësisë.

Ndërsa u arrit në përfundimin se gratë që konsumonin më shumë kafeinë kishin foshnja me peshë 170 gram më pak.