Këtë vit temperaturat në të gjithë globin po thyjnë rekorde dhe duhet pranuar se është e vështirë të qëndrosh i hidratuar gjatë gjithë ditës. Hidratimi përveçe bën mirë për trupin, ndikon shumë mirë edhe në shëndetin mendor gjatë ditëve të nxehta. Megjithatë jo të gjitha lëngjet ndihmojnë në hidratimin e trupit dhe prandaj produktet e renditura më poshtë duhet t’i shmangni kur keni etje.

Pijet energjike ose sportive – Ndonjëherë këto pije duken si zgjidhja perfekte për të shuar etjen dhe për të marrë energji kur qëndroni në diell. Në fakt pijet energjike dhe sportive janë ideale për atletët, të cilët humbasin shumë elektrolite gjatë aktivitet të tyre fizik. Por nëse dikush tjetër që ka një aktivitet fizik mesatar pi këto pije atëherë do të merrni shumë më shumë kalori dhe karbohidrate seç duhet.

Lëngjet e paketuara – Edhe këto pije janë shumë të dëmshme, sepse përmbajnë sheqerna, lëndë kimike për t’i ruajtur gjatë dhe nëse nuk kanë të tilla lëndë kime janë të de-oksigjenuara, e cila përsëri nuk është diçka e shëndetshme.

Çaj i ftohtë – Versioni i ambalazhuar i çajit të ftohtë ka shumë sheqer dhe ëmbëlsues artificial. Megjithatë është një mundësi shumë herë më e mirë se disa pije të tjera, duke qenë se është i pasur në antioksidant dhe ndihmon në uljen e riskut për t’u prekur nga disa sëmundje.

Në vend të këtyre provoni të bëni lëngje të freskëta vetë. Në shishen me ujë të ftohtë që mbani në shtëpi provoni të shtoni kastavec, pjeshkë apo limon. Këto pije do të luftojnë dehidratimin dhe janë shumë herë më të shëndetshme.