Ja çfarë ndodh nëse pini një gotë ujë para se të flini gjumë

543
Uji është një burim i rëndësishëm për trupin tonë, dhe pa të jeta nuk do të ishte e mundur. Sidoqoftë, ka disa mënyra të drejta dhe të gabuara për të pirë ujë Ka shumë gjasa që juve t’u jetë thënë se duhet të ndaloni së piri ujë para se të shkoni në shtrat. Kjo për shkak se mund të zgjoheni më pas në mes të natës për të urinuar. Për disa kjo mund të jetë shqetësuese, por gjithashtu nuk është mirë për shëndetin tuaj që të qëndroni të dehidratuar gjatë natës. Kur jeni të dehidratuar, ju jeni në një rrezik më të madh nga dhimbja e muskujve përderisa ju flini, si dhe sulm në zemër dhe në tru. Të pini një gotë ujë para se të flini i ndihmoni trupit tuaj për t’i larguar toksinat dhe mbeturinat e tjera.
Përveç se duhet të pini një gotë ujë para se të shkoni në shtrat, ju duhet të pini një gotë ujë edhe sapo të zgjoheni. Kjo ndihmon në aktivizimin e organeve. Ju duhet gjithashtu të pini një gotë ujë përpara çdo ushqimi – jo gjatë ushqimit. Kjo ju ndihmon në tretje dhe në parandalimin e mbi-ngrënies. Natyrisht, nëse është nxehtë dhe keni ushtruar, ju sigurisht se do të keni nevojë të pini më shumë ujë. Nëse keni filluar të ndjeheni të lodhur pa arsye, kjo mund të jetë për shkak të dehidratimit.
Sigal