Ja çfarë ndodh me organizmin tuaj nëse konsumoni më shumë se 2 vezë në ditë…

623
Sigal

Veza është një ndër ushqimet më të përdorura. Një studim ka hedhur dritë mbi problemet që sjell konsumimi i vezës.

Njerëzit që hanë tre ose katër vezë në ditë kanë një rrezik më të lartë për tu prekur si nga sëmundjet e zemrës ashtu edhe nga vdekja e parakohshme krahasuar me ata që hanë më pak vezë, sipas një zbulimi të ri.

“Vezët, veçanërisht e verdha e vezës, janë një burim i madh i kolesterolit dietik,”-shkruan Viktor Zhong, autori kryesor i studimit.

Në studimin e publikuar të premten në revistën mjekësore JAMA, ai dhe kolegët e tij vunë re se një vezë e vetme e madhe përmban rreth 186 mg kolesterol.

Hulumtuesit kanë ekzaminuat të dhënat nga gjashtë grupe studimi përfshirë 29.000 njerëz.

Gjatë periudhës pasuese, u regjistruan gjithsej 5.400 raste të sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë 1.302 goditje fatale dhe jo-fatale, 1.897 incidente të dështimit fatal dhe jo-fatal të zemrës, dhe 113 vdekje të tjera për shkak të sëmundjeve të zemrës. 6.132 pjesëmarrësish të tjerë në studim vdiqën për shkaqe të tjera.

Konsumi i 300 mg kolesterol dietik në ditë shoqërohet me një rrezik 3.2% më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe një rrezik 4.4% më të lartë të vdekjes të parakohshme.

Dhe çdo gjysmë vezë shtesë e konsumuar në ditë lidhej me një rrezik 1.1% më të lartë të sëmundjes kardiovaskulare dhe rrezik 1.9% më të lartë të vdekjes së parakohshme, sipas studiuesve.