Ja çfarë duhet të hani nëse vuani nga anemia

790
Kumbulla është një ndër frutat që ka një rol të veçantë në kurimin e anemisë. Ajo në përmbajtjen e saj kaalkoolin sorbitol, i cili është përdorur si një zëvendësim i sheqerit në produktet ushqimore. Kjo frutë përmban një sasi të substancave të vlefshme mbrojtëse (vitamina, minerale, enzime, pektinë, celulozë, entocianinë), disa prej të cilave veprojnë si laksativë dhe ka vlera të kufizuara të energjisë (rreth katër herë më pak sesa buka).
Të gjitha këto cilësi e bëjnë kumbullën si një ushqim të shkëlqyer, e cila ka një avantazh të pamposhtur në krahasim me të gjitha llojet e tjera të frutave dhe të gjitha ushqimeve të tjera. Kumbulla në mënyrë preventive përdoret kundër anemisë, lodhjes fizike dhe intelektuale, depresionit, kapsllëkut, çrregullimeve në funksionimin e mëlçisë, reumatizmit kronik dhe arteriosklerozës. Ideale për ngrënie është në gjendje të freskët, por nga kjo frutë mund të prodhohet edhe marmelata, reçeli dhe ëmbëlsirat tradicionale.
Megjithatë, duhet të mbajmë në mend se konsumimi i tepërt i frutave dhe i ujit mund të shkaktojë probleme në stomak dhe diarre. Në fund duhet cekur se kumbullat jo vetëm që janë të pasura me hekur, por gjithashtu përmirësojnë aftësinë e trupit për të absorbuar këtë mineral, i cili është shumë i rëndësishëm në rastet e anemisë.
Sigal