Ja çfarë duhet të hani këtë dimër, për të luftuar virozat e stinës

89

Jemi në
sezonin kur të gjithë, në punë, shkollë, shtëpi, duken të sëmurë. Por, nëse
doni të shmangni viruset e dimrit ndërkohë që netët ftohen, duhet të dini që
zgjedhja e dietës së duhur mund të ketë një efekt të fuqishëm.

Sophie
Michell, shefe gatimi dhe autore e shumë librave për gatim, nga veriu i
Londrës, ka ndarë me femrat 10 ushqimet që duhet të konsumojnë këtë sezon për
të luftuar ftohjen dhe gripin.

Hudhër

Mund të shkaktojë erë të keqe në gojë, megjithatë,
përfitimet e shumta që sjell hudhra në shëndet na bëjnë ta harrojmë erën e
keqe.

“Nuk është
gjëja më e shijshme, por ka veti shumë të mira anti-virale”, thotë Sophie.

Nëse nuk
mund ta hani atë të gjallë, përfshijeni në gatime të ndryshme.

Boronica

Ky superushqim vjen me përfitime të shumta shëndetësore.
Prandaj është ushqimi perfekt për të mbështetur sistemin imunitar në luftën
kundër viruseve të dimrit.

“Është një
antioksidues i fuqishëm, e mirë për t’u konsumuar e freskët, si çaj, marmelatë
apo e thatë, dhe mund ta përfshini në lëngje të ndryshme.

 

Bajamet

Ekspertët
e shëndetit sugjerojnë gjithmonë që të zëvendësoni biskotat e yndyrshme me një
grusht me bajame kur jeni të uritur,

Këto fruta
të thata përmbajnë gjithashtu një sërë përfitimesh shëndetësore, që mund t’ju
ndihmojnë në luftimin e baktereve, sipas Sophie.

 

Uji

Uji është ushqimi që
duhet të konsumohet njësoj gjatë gjithë muajve të vitit. Megjithatë, duhet të
përmendim se ai është i mirë në rast ftohje dhe gripi, pasi ndihmon trupin të
nxjerrë jashtë toksiant dhe bakteret.

Lëngu i kockave

Lëngu i
kockave përmban veti të shumta shëruese dhe është i mirë për sistemin imunitar.

Përdorni
kockat nga mishi i viçit, pulës, qengjit etj.