Ja arsyet se pse njerëzit i duan macet

Njerëzit janë te ndarë në dy grupe : ose i pëlqejnë, ose nuk i pëlqejnë macet. Por me sa duket, ata që nuk i pëlqejnë, nuk i kanë parë me vëmendje arsyet se pse të tjerët i duan, pasi me siguri edhe ata do binin në dashuri me macet. Më poshtë do të lexoni disa arsye se pse macet janë një dashuri e vërtetë.
1. Macet lëpihen dhe gërrhasin. Imagjinoni një mace të tillë gjatë kohës që punoni në laptop. Është një ndjesi shumë e bukur.
2. Macet luajnë shumë. Sidomos kur ato janë të vogla, luajnë pamasë. Ndonjëherë të prishin punë, se mund të thyejnë diçka të rëndësishme, por duken shumë të bukura kur luajnë, pasi u zmadhohet edhe pupila e syve.
3. Macet mjaullijnë. Nëse flet me to, ato ose do të të pergjigjen me heshtje, ose do të të mjaullijnë dhe kanë një meow fantastike. Kush nuk do e pëlqente një bisedë me një mace leshatore?
4. Macet janë të çuditshme. Në një moment mund t’i shohësh të qeta dhe duke ndenjur mirë dhe një sekondë më vonë, mund t’i shohësh të luajnë e të rrotullohen në dysheme pa arsye.
5. Macet janë të gatshme për të pranuar dashuri. Kjo është ndoshta arsyeja kryesore se pse i pëlqejmë. Ato janë gjithmonë aty për të marrë dashurinë tonë plot përkëdheli.