Ja arsyet se pse ndihemi të lodhur

482
Energjia është një pjesë e rëndësishme për të qenë në formë gjatë ditës. Ne ju sjellim arsyet më të zakonshme të mungesës tërëditore të energjisë, ndërsa studimet kanë treguar se të paktën një prej tyre e bëjnë madje 70 për qind e njerëzve në mbarë botën.
Kafja e mëngjesit
Niveli i energjisë është për nga natyra i lartë sapo të zgjoheni dhe kafeja nuk ju duhet gjatë orës në vijim. Pini kafe 2-3 orë pasi të jeni zgjuar, sepse atëherë niveli i energjisë do të fillojë të bjerë ngadalë, ndërsa kafeja do t’ju ndihmojë që ta mbani atë më stabil.
Konsumi i mëngjesit
Kosi i përzier me fruta të freskëta tingëllon si shumë i shëndetshëm, por kjo është tepër pak për shujtën më të rëndësishme të ditës. Mëngjesi ngopës dhe i shëndetshëm duhet të përmbajë rreth 15 gramë proteina, 2.5 gramë fibra, karbohidrate komplekse dhe pak yndyrë të shëndetshme. E vërteta është se duhet të bëni kujdes se çfarë hani për mëngjes, por ngopuni pa frikë.
Së pari e kontrolloni e-mailin tuaj
Kjo është një nga shprehitë më të këqija të shumë njerëzve. E-mailin duhet ta kontrolloni vetëm pasi të keni shkuar në vendin e punës dhe në vend të kësaj bëni aktivitete që ju relaksojnë. Kjo do t’ju ndihmojë për ta rritur produktivitetin gjatë gjithë ditës, si dhe nivelin tuaj të energjisë.
Sigal