Sigal

Zorrët ju kërcasin gjatë gjithë kohës, ndjeni shpesh nevojën të gërmoni nëpër rafte, vraponi për tek makienta e zyrës dhe nuk i rezistoni tundimit për të përtypur ndonjë snack gjatë gjithë ditës?

Me siguri oreksi nuk ju mungon, përkundrazi e keni me tepricë.

Në mungesë të ankhtit, stresit dhe tensionit, nëse jeni gjithmonë të uritur edhe pasi keni drekuar ose keni ngrënë një vakt të ndërmjetëm, është e mundur që po ushqeheni në mënyrë të gabuar dhe dieta juaj nuk është e balancuar.

Më poshtë do të gjeni 7 shpjegime të mundshme për urinë tuaj të papërmbajtshme.

Jeni të dehidratuar

Ndonjëherë organizmi ngatërron stimulin e etjes me atë të urisë. I gjithi është faji i hipotalamusit në të cilin janë të lokalizuara qendrat e urisë, etjes dhe ngopjes. Kur nuk pini mjaftueshëm ujë, mund të ndodhë që ky distrikt i trurit të ngatërrojë dehidratimin me urinë, duke ju bërë të ndjeni nevojën (e kotë) për të konsumuar ushqim.

Për këtë arsye duhet të pini të paktën dy litra ujë në ditë, duke mos harruar ta bëni edhe para vakteve sepse reduktoni në mënyrë të ndjeshme urinë.

Merrni pak proteina

Nëse keni gjithmonë uri, edhe vetëm pak kohë pas vaktit të fundit, dieta juaj ka gjasa të jetë e mangët në proteina. Këto makronutrientë të cilët duhet të përbëjnë 10-15% të nevojave ditore  frenojnë në mënyrë të ndjeshme urinë.

Pasi keni konsumuar mish (2 herë në javë, mundësisht mish i bardhë), bishtaja ose perime të ndryshme, në traktin gastrointestinal lëshohen dy hormone (kolecistokinina dhe PYY) që i komunikojnë trurit ndjesinë e ngopjes dhe normalizojnë urinë dhe për orët e ardhshme.

Për pasojë, në rast të një urie të pandalshme do të ishte mirë të rishikonit sasinë e proteinave që merrni.

Flini pak

Ka nga ata që s’bëjnë dot pa 8-9 orë gjumë, ka dhe nga ata që nuk shkojnë përtej 5-6 orëve. Megjithatë, ata që i përkasin kategorisë së dytë duhet të jenë të kujdesshëm: të flesh pak, –edhe pse organizmi tani është i mësuar—mund të ndikojë tek oreksi.

Një hulumtim amerikan ka treguar se privimi nga gjumi i natës, rrit nivelet e grelinës, hormoni që dërgon sinjalet e urisë në tru dhe zvogëlon ndjeshëm ato të leptinës i cili është hormoni i ngopjes.

Nëse oreksi vazhdon të jetë këmbëngulës, është e mundur që orët tuaja të gjumit të jenë vërtet shumë të pakta.

Po e ekzagjeroni me karbohidrate të rafinuara

Karbohidratet e rafinuar, të cilat gjatë procesit të përpunimit humbasin fibra, minerale dhe vitamina gjatë procesit të përpunimit, janë armiq të oreksit.

Këta nutrientë, të cilat rrisin nivelet e glukozës në gjak dhe ato të inflamacioni në trup, reduktojnë  ndjesinë e ngopjes dhe në këtë mënyrë pas disa biskotave, crackers apo ndonjë keku të blerë në market, është e mundur që të keni përsëri ndjenjën e urisë.

Prandaj, midis pushimeve është mirë të përqëndroheni tek frutat e freskëta ose të thata, kosi, farërat dhe perimet e gjalla si karota selinoja ose finoku.

Hani shpejt dhe në mënyrë të çrregullt

Truri ka nevojë për kohë në mënyrë që të kuptojë se stomaku është plot. Nëse hani të papërqëndruar dhe shumë shpejt, ky informacion nuk regjistrohet në kohë dhe vazhdon të dërgojë impulse për të marrë ushqim.

Në të kundërt, nëse një vakti i dedikoni të paktën 20 minuta, truri e percepton ndjenjën e ngopjes dhe kjo do të thotë që është e nevojshme të ndalet ngrënia.

Edhe shpërqendrimi nuk na lejon t’i kushtojmë vëmendje asaj që kemi në pjatë dhe momentit kur mbaron: në këtë mënyrë, uria nuk na pushton dhe oreksi rregullohet vetë.

Pini shumë alkool

E nisni me një spritz dhe e mbaroni me një digestiv final: gjithnjë e më shpesh aperitivet dhe darkat tona janë të ‘lagura’ nga alkooli, duke nga ‘gudulisur’ shijet dhe duke na mbajtur në humor të mirë.

Megjithatë, për fat të keq, disa studime kanë treguar se pijet alkoolike pengojnë leptinën, i cili është hormoni që rregullon ndjenjën e ngopjes dhe favorizojnë prodhimin grelinës, hormonit të urisë.

Merrni shumë pak fibra

Një studim i publikuar në American Journal of Nutrition Clinical ka treguar se si fibrat, aleate të tretjes dhe shëndetit të zorrëve janë në gjendje të stimulojnë ndjesinë e ngopjes.

Këta nutrientë rrisin nivelet e kolecistokininës, një hormon i sekretuar nga disa qeliza të vendosura përgjatë duodenit, që lajmëron trurin se jeni i ngopur dhe nuk keni nevojë të vazhdoni të hani.

Pra nëse uria juaj vazhdon të jetë e pafrenueshme, me shumë gjasa në dietën tuaj mungon raporti i duhur i fibrave.