Sigal

Përfitimet shëndetësore të mjaltit dhe limonit nuk janë më sekret. Mjalti ka veti kuruese dhe qetësuese dhe ndër shekuj është përdorur si një ilaç natyral për dhimbjen e fytit, ftohjet etj. Ka veti antibakteriale që ndihmojnë trupin të luftojë infeksionin ndërkohë limon përmban një sërë vitaminash, mineralesh dhe antioksidantë që luftojnë infeksionin. Forcon sistemin imunitar dhe madje ndihmon në pastrimin e gjakut! Përzierja e këtyre dy përbërësve sjell jo pak përfitime për organizmin dhe ju duhet ta provoni menjëherë .
Përbërësit:
Lëngun e gjysmë limoni
1 lugë çaji mjaltë
ujë
Përgatitja:
Vloni në zjarr një gotë me ujë dhe lëreni të ftohet pak. Shtoni mjaltin që të shkrijë e më pas lëngun e limonit ! Pijeni çdo mëngjes me stomakun bosh.
Cilat janë përfitimet?
1. Mbrojtje kundër infeksioneve
Pirja e kësaj përzierjeje esëll stimulon sistemin e tretjes, hidraton zorrën e trashë dhe parandalon kapsllëkun. Ujë me limon e mjaltë vepron si një diuretik natyral për të pastruar traktin urinar dhe parandaluar infeksionet.
2. Përmirëson tretjen
Lëngu i limonit ndihmon që mëlçia të prodhojë një lëng që shpërbën ushqimin në stomak në mënyrë më efektive. Ndërsa mjalti vepron si një antibakterial për të mbrojtur trupin nga sëmundjet dhe infeksionet, duke ndihmuar në eliminimin e toksinave.
3. Ju jep një shkëlqim natyror
Pirja e ujit me limon e mjaltë ndihmon në pastrimin e gjakut dhe ndihmon në prodhimin e qelizave të reja të gjakut që veprojnë si agjentë për pastrimin e lëkurës. Kjo pije vepron si një përforcues antibakterial dhe kolagjen për lëkurën.
4. Mbajtja e peshës në mënyrë konstante
Pirja në mëngjes esëll e kësaj përzierje mund të ndihmojë në parandalimin e dëshirave për të ëmbla gjatë ditës.
5. Ndihmon në përmirësimin e shëndetit oral
Si limoni dhe mjalti pastronjnë gojën duke aktivizuar gjëndrat e pështymës dhe eleminuara bakteret.
6. Pije që ju jep energji
Kjo përzierje  do t’ju zgjojë më mirë se asnjë pije apo ushqim. Mjalti është një nxitës i menjëhershëm i energjisë ndërsa uji me limon aktivizon sistemin e tretjes dhe ndihmojnë trupin të heqë qafe toksinat  që shpesh janë arsyeja pas lodhjes.