Ja 5 ushqimet që ju largojnë stresin

517
Studiuesit kanë zbuluar 5 ushqime, që iu ndihmojnë të largoni stresin dhe të ndjeheni të çlodhur. Gjithashtu, studiuesit kanë thënë se këto ushqime iu ndihmojnë të riktheni buzëqeshjen, si dhe të mbani veten në formë të mirë. Si fillim është çokollata që është antidepresant. Ajo njihet për efektet e saj mbi moralin. Për shkak të përbërjes së saj kimike, ajo i lejon trurit të sekretojnë një hormon të kënaqësisë: dopaminën. Sipas këtij studimi birra gjithashtu është një produkt që sekreton dopaminë. Birra dhe çokollata nuk janë ushqimet e vetme që kontrollojnë lirimin e këtij hormoni të famshëm. Ushqimet e mëposhtme, përveç në gjenerimin prodhimin e dopaminës, kanë virtyte të pamohueshëm në shëndetin tonë. Salmoni, është i pasur me omega-3 falë të cilave ne mund të reduktojmë ndjeshëm rrezikun e depresionit dhe ankthit. Bajamet dhe frutat e tjera të thata promovojnë funksionimin e mirë të sistemit tonë kardiovaskular. Së fundi, molla, e cila përmban fibra dhe vitamina dhe mbi të gjitha kujdeset për mbrojtjen e neuroneve të trurit tonë nga radikalet e lira.
Sigal