Ja 5 produktet ushqimore që ju ndihmojnë për një jetë të gjatë

593
Në qoftë se keni frikë nga yndyrnat është koha që të filloni të lini pas frikërat tuaja.
Të ushqehesh sipas një diete që përmban yndyrna të shë ndetshme mund të rrisë shancet për një jetë më të gjatë.
Studimi 30 vjeçar i Universitetit të Harvard-it zbuloi se njerëzit që konsumojnë në mënyrë të vazhdueshme yndyrna të pangopura kanë shance më të vogla për të ndërruar jetë në moshë të re.
Yndyrnat e pangopura mund të gjenden tek peshqit, dhe vajë rat e perimeve dhe mund mund t’i sjellin benefite shë ndetit tuaj.
Ja cilat janë pesë yndyrnat më të shëndetshme që ju mund t’i përfshini në dietën tuaj pa ju vrarë ndërgjegjia.
Cokollata e zezë
E çuditshme por e vërtetë, përsa kohë konsumohet në më nyrë të moderuar, cokollata në fakt mund të jetë shumë e shëndetshme.
Cokollata e zezë është 11% fibra dhe përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan. Është gjithashtu e paketuar me antioksidantë dhe disa nga antioksidantët që gjenden në çokollatën e zezë mund të ulin presionin e gjakut dhe t’ju ruajnë nga kolesteroli i dëmshëm.
Farat e lirit
Farat e lirit janë një burim shumë i mirë i acideve yndyrore të omega-3-shit që mund t’ju ndihmojë të reduktoni inflamacionin dhe përmirëson shëndetin mendor dhe atë kardiak.
Gjithashtu mund të parandalojnë disa lloje të kancerit sepse përmban ushqyes bimorë që kanë në përbërien e tyre estrogjen dhe antioksidantë.
Vaji i sojës
Vaji i sojës është i njohur për shijen e tij neutrale dhe për acidërat e tij yndyrore të mirë balancuara.
Ky vaj ofron një sasi të konsiderueshme te vitaminës E, vitaminë kjo që parandalon dëmtimin e qelizave që mund të cojë në sëmundje si kanceri dhe sëmundje të zemrës.
Vaji i sojës mund të përmirësojë problemet kardiovaskulare ,presionin e gjakut, sëmundjet e zemrës nivelet e kolesterolit etj.
Avokado
Ndryshe nga frutat e tjera avokadot janë të pajisur me yndyrna të shëndetshme në vend të karbohidrateve.
Studimi i radhit avokadot si një ndër produketet më të shëndetshmë që ju mund të konsumoni.
Jo vetëm që janë të pasur në protein dhe fibra por janë gjithashtu dhe një buim shumë i mirë potasiumi, hekuri, zinku, acidi folik, dhe viitaminat A , B3, B5, B6, B12, C , E dhe K.
Fruti i avokados ju ndihmon për një lëkurë të shëndetshme, tretjen dhe parandalon aneminë. Studimet tregojnë se në qoftë se konsumoni në më nyrë të vazhdueshme avokado mund t’ju ndihmojë në uljen e kolesterolit të dëmshëm dhe mund të ulë në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Vaji i Ullirit
Vaji i ullirit ekstra i virgjër është “mbreti” i yndyrnave të shëndetshme dhe gjithashtu një komponent esencial i dietës mesdhetare.
I njohur për vetitë e tij kuruese, vaji i ullirit është padyshim një përbërës që ju duhet të keni me patjetër në dietën tuaj.
Ky produkt përmban vitamina E dhe K dhe është i pajisur me antioksidantë të fuqishëm që mund të luftojë inflamacionin. I njohur gjithashtu për uljen e presionit të gjakut, dhe reduktimin e së mundjeve të zemrës.
Mund të ndërroni gjalpin me vajin e ullirit dhe mund ta pë rdorni për skuqje dhe në qoftë se jeni ndopak tip aventurier mund ta përdorni në ëmbëlsira.
Sigal