Ja 5 ndryshime të vogla në rutinën e përditshme që do të kenë ndikim të madh në shëndetin tuaj

501
Sigal

Ndonjëherë mjaftojnë disa hapa të thjeshtë për të bërë ndryshime të rëndësishme në jetë. Shpesh ndihemi shumë të lodhur dhe të përgjumur, për shkak të këtyre zakoneve që kemi dhe që duhet t’i ndryshojmë. Më poshtë do të gjeni 5 hapa të thjeshtë të renditur nga “Prevention.com” që mund të kenë ndikim të madh në shëndetin tuaj.

1.Konsumoni proteina

Studimet kanë zbuluar se të rriturit nën 65 vjeç duhet të konsumojnë 0.8 gram proteina për kilogramë të trupit për të qenë të shëndetshëm.

2.Krijoni kohë për kujdesin ndaj vetes

Kujdesi ndaj vetes nuk do të thotë vetëm kujdes ndaj trupit apo fytyrës. Studimet thonë se ndonjëherë është shumë e thjeshtë t’i flasësh vetes me mirësjellje dhe respekt.

3.Lëvizni më shumë

Vendosni një qëllim vetes në rutinën tuaj të përditshme, veçanërisht në ditët kur nuk shkoni në palestër.

4.Rezervoni 30 sekonda për të marrë frymë

30 sekonda duke marrë frymë thellë do ju ndihmojnë në çlirimin nga stresi, do ndikojë në tretjen e ushqimit dhe në cilësinë e gjumit.

5.Shpenzoni sa më shumë kohë në natyrë çdo ditë

Përveçse do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë nga ana psikologjike, do t’ju ndihmojë të mbani edhe trupin në formë.