Ja 27 sëmundjet që shëron fiku

2765
Sigal

Fiku shëron zërin e ngjirur, i bën mirë nervave, ripërtërin mëlçinë, shpretkën, stomakun, shëron kollën kronike dhe aneminë

Ka disa lloje të fiqve, kurse lloji më i mirë është fiku i bardhë, i cili duhet të piqet dhe të qërohet para se të hahet. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut. Përmban shumë karbohidrate, mbi 73%, albumina 2% dhe 3,1% yndyra. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër, fosfor, klor dhe magnez. Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve. Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.

*Përdorimi i brendshëm