Ja 14 gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm para se të hanë mëngjesin

493
Në një raport nga Forumi Ekonomik Botëror, thuhet se njerëzit e suksesshëm, para vaktit të parë të ditës, bëjnë 14 gjëra të ndryshme. Këto gjëra përfshijnë ushtrimet fizike, kalimin e kohës cilësore me familjen, rrjetet sociale, kafenë dhe punën në një projekt personal. Ndoshta këto 14 “zakone” mund t’ju vinë në ndihmë edhe juve për të qenë të suksesshëm.
1. Zgjohen herët. 90% e personave zgjohen para orës 6 të mëngjesit gjatë ditëve të javës. Por, ka edhe persona të cilët zgjohen në orën 4 të mëngjesit dhe në zyrë duhet të jenë jo më vonë se në orën 7. Sipas raportit, disa prej këtyre njerëzve lexojnë libra për rreth një orë, duke e nisur atë në orën 4:30 minuta.
2. Pinë ujë në vend të kafes. Pirja e ujit në mëngjes me sa duket ju ndihmon të ndiheni më të vëmendshëm, duke e mbajtur edhe më të lehtë trupin tuaj.
3. Bëjnë ushtrime. Një stërvitje para mëngjesit ndihmon në zvogëlimin e stresit më vonë gjatë ditës, neutralizon efektet e dietës, për ushqimet me yndyrë të lartë dhe përmirëson gjumin.
4. Punojnë për ndonjë projekt të biznesit të tyre.
5. Punojnë për një projekt personal ose për pasion.
6. Investojnë në kohën e familjes, si: lexojnë tregime për fëmijët apo gatuajnë një mëngjes.
7. Flasin me bashkëshortët para se të jenë të lodhur nga aktivitetet e ditës.
8. Rregullojnë shtratin.
9. Pinë kafen e mëngjesit.
10. Meditojnë.
11. Shkruajnë ato gjëra për të cilat ata ndihen mirënjohës.
12. Bëjnë plan për ditën përpara.
13. Kontrollojnë email-in.
14. Lexojnë lajmet.
Sigal