Injeksionet – revolucioni i ardhshëm për trajtimin e HIV-it

656
Injeksionet mujore me ilaçe për kontrollimin e HIV-it apo dy të tilla në vend se të merrni hapa çdo ditë mund ta transformojë mënyrën se si të mbahet virusi larg.
Studimet e reja sugjerojnë se terapia injektuese dhe antiretrovirale për HIV-in është po aq e sigurt dhe efektive sa ilaçet orale. Injeksioni – i cili jepet çdo katër apo tetë javë – përfshin substancat si cabotegravir dhe rilpivirine.
“Ne kemi shënuar progres të konsiderueshëm për trajtimin e HIV-it gjatë dekadave të fundit. Por për shumë pacientë që jetojnë me HIV, ende mbetet sfiduese fakti se duhet të marrin çdo ditë ilaçe orale, qoftë për shkak se nuk kanë mundësi apo thjesht nuk duan. Prandaj është e rëndësishme të gjenden alternativa me qëllim që t’u ndihmojmë atyre”, thotë Dr. David Margolis, lider i studimit në fjalë.
Rreth 37 milionë njerëz anë e mbanë botës janë duke jetuar me HIV. Avancimet e trajtimit të kësaj sëmundje kanë shpirë në jetesë më të mirë për ta. Por, trajtimet momentale, kërkojnë marrjen e ilaçeve çdo ditë përgjatë jetës.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në internet me 24 korrik në revistën “The Lancet”.
Sigal