Infermieria, ja 1573 emrat që do të japin provimin e praktikës

690
Infermierët do të japin provimin e Vlerësimit të Aftësisë Praktike duke filluar nga data 4 deri 8 prill. Urdhri i Infermierit ka miratuar datat e provimit për të rinjtë, të cilët duhet më parë të japiN provimin e aftësisë praktike, e më pas të futen në Provimin e Shtetit. Të drejtën për të hyrë në këtë testim, që i paraprin provimit të licencës, përveç të diplomuarve që kanë mbaruar degën Infermieri, e kanë edhe ata të diplomuar në degët Mami, Fizioterapi, Teknik Laboratori, Teknik Imazherie e Logopedi. Në total janë gjithsej 1573 emra, të cilët kanë bërë regjistrimin pranë Urdhrit të Infermierit dhe do të futen në testim.
Të gjithë kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit kartën e identitetit, kartën e Praktikantit si dhe përparësen e bardhë”, thuhet në njoftimin e Urdhrit. Provimi jepet para një komisioni të posaçëm të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Infermierit, ku kandidatët do të përgjigjen me gojë dhe shkrim pyetjeve. Infermierët do t’u përgjigjen 5 pyetjeve, të cilat i kanë në programin e praktikës së tyre profesionale. Çdo pyetje vlerësohet nga 1 deri 25 pikë dhe pikët maksimale janë deri 100 pikë.
Kandidatët duhet të grumbullojnë 50 pikë për të marrë pjesë në Provimin e Shtetit. Pas mbarimit të praktikës, studentët kanë marrë dhe Librezën e Praktikës Profesionale, e cila përmban në pjesën e parë të saj informacion të përgjithshëm si dhe temat në lidhje me provimin e praktikës profesionale. Në pjesën e tretë të këtij dokumenti bëhen shënimet për çdo ditë të praktikës nga profesionisti që është zgjedhur si mbikëqyrës nga ana e kandidatit. Lista e të dhënave pë secilin student gjenden më poshtë:


Sigal