Infarkti akut i zemrës (IAM)

659
Dr. Ndue NIKAJ 

30 shtator deri 6 tetor “Dita botërore e Fondacionit për Kërkime Mjekësore”
Po të marrim të dhënat e njërit prej vendeve të zhvilluara të Evropës (Francës), theksohet se ka mbi 120.000 kriza kardiake të cilat provokojnë 13.000 vdekje.
E njëjta gjë ndodh dhe me kardiologët tanë, ku njoftojnë për shtim të rasteve të infarktit të zemrës dhe shfaqja në moshë të re, 25-30 vjeç dhe pavarësisht përparimeve, mortaliteti nga infarkti mbetet i lartë. Sipas të dhënave kanadeze, sëmundjet kardiovaskulare prekin afro 1.4 milion veta, duke qenë faktor vdekje me 33.000 viktima çdo vit. Sipas të dhënave, White në Terapia 2010 (lancet 2008) vdekshmëria nga IAM këto vitet e fundit ka përmirësime në të gjithë botën, duke reduktuar nga 30-40% të numrit të viktimave në 1995 në 15-20% me terapinë intensive koronare, me tekniken e re-perfuzionit në nivelin 7-10% në vendet e zhvilluara. Me re-prefuzionin e hershëm, me një fibrinolizë ose angio-plastika me zgjerim dhe vendosje stenti (unaze) ka arritur të zbres në afro 1%. Fatmirësisht gjithnjë e më tepër pacient po shpëtojnë në sajë të trajtimeve të reja, nga përparimet e kardiokirurgjisë intervenuese, që lejon të zgjerohen arteret koronare të taposura (të bllokuara) menjëherë pas aksidentit, duke vendosur “stent” (Angioplastika). Vitet e fundit, Shoqata e kardiologëve Evropiane (ASC) lajmëroi se 70% e pacientëve të shtruar në spital për një infarkt zemre përfitojnë nga angioplastika (zgjerim me vendosje unaze), nga vetëm 10-12% që ishin në 1995. Rezultati i kësaj marrje nën kujdes është optimist: “Në 25 vjet, numri i vdekjeve që pasojnë infarktin është përgjysmuar, sipas Prof. Claude de Feuvre (specialist i kardiologjisë Franceze). Progres më i madh do të mund realizohej akoma nëse viktimat e krizës (atakut) kardiake do të dinin të njihnin shenjat dhe të kërkonin sa më shpejt ndihmën urgjente të kualifikuar. Brenda 25 viteve në Francë thirrjet e urgjencës janë rritur nga 23% në afro 50% (ekzaktësisht 47.8%).

Cilat janë shenjat që duhet të na alarmojnë ?
Një dhimbje intensive në nivelin e pleksit brakial të majtë (zakonisht), një ndjenjë shtypje e presioni në gjoks dhe mbytje, katastrofë e karakterizon infarktin, sipas vëzhgimeve “Stent for Life” vendosja e unazës nga specialistët kardiolog francez, 93.5% e viktimave arrijnë të ristabilizohen. Tek disa pacient sidomos gra, shenjat janë diskrete dhe rrezikon të keqinterpretohen ose të injorohen nganjëherë. Një krizë kardiake takohet kur të paktën gjendet një artere e bllokuar progresivisht nga një pllakë atheromatoze. Një pirg (koagul, tromb) bllokon pjesërisht ose plotësisht arterien, duke vaditur (iriguar) në mënyrë të pamjaftueshme muskulin e zemrës, i cili vuan dhe fillon të vdes (sektori përkatës) dhe si çdo muskul i plagosur dërgon sinjale në tru, i cili nga ana e vet reagon dhe dërgon mesazh dhimbje përmes fijeve nervore. Është pikërisht kjo që infarkti më shpesh shfaqet me dhimbje? Por, nganjëherë dhimbja është e bujshme. Nuk është veç gjoksi që vuan, por dhe stomaku, qafa ose krahu, sepse nervat që inervojnë zemrën kanë degë afër këtyre organeve. Disa kriza zemre po ashtu shfaqen me dhimbje në stomak, që rrezikojnë për gabime diagnostike madhore. Një gjë duhet të jetë e sigurt, një dyshim sado i vogël duhet të dërgohet për konsultë në njësitë e urgjencës kardiologjike – më mirë të dërgohet një krizë stomaku në spital se sa të vdesë në shtëpi një pacient me infarkt.

Mos ushqyerja me gjak e muskulit kardiak brenda 6 orëve bën që të vdesë ai sektor i prekur i zemrës. Pra nuk duhet të humbet asnjë minute. Por, mjeku duhet të mos dërgojë për ekzaminime çdo dhimbje shpatulle, çdo krizë lodhje në spital për krizë kardiake. Dy shenjat që duhet të japin alarm: kur një shqetësim ose dhimbje e tillë për pacientin është për herë të parë ose kjo është më e rëndë se dhimbjet e zakonshme dhe tendencë të persistojë, dhimbja kardiake me gjithë masat e marra nuk po përmirësohet, por as rritet sado që ndryshon pozicion, shtrihet në qetësi, po ashtu as ilaçet kundër dhimbjes (analgjeziket), qoftë dhe TRINITRINA nuk po ndikojnë, kurrë mos bini në kurthin, se nuk po ndodh asgjë. Gratë dhe të rinjtë kanë tendencë të neglizhojnë sinjalet e alarmit, duke bindur veten se dhimbja nuk mund të jetë me origjinë kardiake, gjë që është krejt gabim se kriza e zemrës mund të takohet në secilin seks dhe në çdo moshë.

A jeni një person që rrezikoheni? 
Disa pacientë paraqesin më tepër rrezik për të bërë infarkt duhanpirësit, diabetikët, personat me stil jete pa lëvizje, moshat mbi 65 vjeç sidomos ato që kanë hyperkolesterolemi ose hypertension arterial, personat me rrethana familjare, burrat me çrregullime të ereksionit (impotent), gratë që marrin kontraceptiv pa kontroll etj. Vlerësoni me vëmendje të madhe këtë kategori, me vigjilencë, mendojeni menjëherë “eventualitetin” mundësinë e një krize kardiake në rast keqësimi ose të simptomave të panjohura. Kujdesuni shumë se në krye të shenjave klasike të infarktit është një presion (shtypje), dhimbje prapa dërrasës së kraharorit (retro-sternale), e fortë, e cila zgjat mbi 5 minuta, një dhimbje që rrezaton përveç gjoksit drejt njërit ose dy krahëve ose drejt qafës, nofullës, shpatulla me djersë të shumta, frymëmarrje e shkurtër, trullosje, mosnjohje, marramendje dhe nauzë e të vjella, pra kemi një krizë zemre. Megjithatë, nuk duhet të neglizhohen dhe shenjat në vijim, që nuk janë shoqëruese të dhimbjes në gjoks, por që mundet të lajmërojnë një infarkt që po përgatitet si: keq tretja, për ato që nuk vuajnë nga stomaku të cilët kanë tendencë të minimizojnë këto shenja. Dhimbje në mandibul (nofullën e poshtme). Ajo nis në nofull dhe përhapet drejt qafës. Nganjëherë, kjo është i vetmi shenjë i infarktit të zemrës. Ato arrijnë tek dentistët si urgjencë se mos kanë probleme me dhëmbët dhe duke pritur në radhë bëhen viktimë e një infarkti, shënim i Prof. Dr. Mark Renard, njësia koronare e spitalit ERASME (ULB, Bruxelle). Dhimbje në krahun e majtë. Ndjenja mund të përhapet drejt shpatullës dhe krahut. Ndërkohë më shpesh preket ana e majtë, por nganjëherë dhembja përhapet dhe në krahun e djathtë. Mund të theksohet se dhimbja e krahut të djathtë të jetë i vetmi shenj i infarktit. (krizës kardiake). Një dhimbje në të dy kyçet e duarve dhe në të dy bërrylat është po ashtu shenjë alarmi. Mendoni po ashtu për infarkt, nëse ndjeni thjeshtë një “rendim” që u detyron të mos mundeni të ngrini krahun. Por, kemi raste te infarktit pa dhimbje si tek te moshuarit e thellë dhe diabetikët (kjo nga dëmtimi i mbaresave nervore). Frymëmarrje e shkurtër, disa persona e ndjejnë veten të lodhur me “mungesë ajri” e kjo shtohet sapo tenton të lëviz, e kjo mendohet për arsye të moshës, por është shenjë autentike e një bllokimi të arteries koronare. Lodhja, zënia e frymës (mungesa e ajrit) shkon çift me një lodhje të pazakontë. Stresi asgjë për t’u çuditur është një faktor i rëndësishëm rreziku kardio-vaskular nëse e ndjeni veten të pa fuqishëm nga një sforco e vogël drejtohuni shpejt te mjeku !

Ankthi “Shumë të sëmurë theksojnë para infarktit ato provuan një panik të vërtet. Të tjerë vetëm se ndjehen keq, përshtypje se diçka nuk shkon mirë pa asnjë shenjë. Pikërisht kjo ndodh tek personat shumë të moshuar. Përveç kësaj duhet theksuar se tek 30% e diabetikëve nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese saktëson Prof. Claude Le Fevre. Prof. Renard (Belgjikë) thekson se “të dëgjosh trupin tënd është esenciale” është fakt se shumë pacient kërkojnë vonë urgjencën, ngaqë ato mendojnë të jenë më të fortë se dhimbja ose nuk besojnë në mbrojtjen si rasti i grave të cilat dhe për ndonjë veçori të seksit marrim kujdesin më vonë se burrat, për këtë arsye se diagnoza është e vonshme, ngaqë ato presin shumë para konsultimit, ato akuzojnë më shumë për bezdi në gjoks se sa për shtypje, kanë më shumë lodhje se sa dhimbje, dyspne, djegie, nauzë me një ankth të veçantë, zbehje të madhe, rritje të tensionit arterial. Vonesa në kohë është armiku më i madh, çdo sekondë duhet të llogaritet, me saktësi, Dr. Gregory Drucrocq kardiolog në spitalin Bichat – Paris. Në Francë llogaritet se ulja e 1 orë kohë ndërmjet fillimit të shenjave të para dhe arritjes së pacientit në bllokun e Kardiologjisë intervenuese, ka bërë në sajë të kësaj shpejtësie 1 në 4 pacientë të jetë objekt i reperfuzionit kardiak (zhbllokimi i arteries koronare) brenda 90 minutave që pasojnë aksidentin. Sot në 70% të rasteve realizohet angjioplastika. 

Cili është trajtimi ne vend-ngjarje ?
Objektivi kryesorë i mjekimit është zhbllokimi, hapja e arteries së bllokuar dhe rivendosja sa më shpejt të jetë e mundur e qarkullimit për ushqyerjen e këtij sektori të zemrës. Kjo duhet te bëhet brenda 90-120 min, sepse prognoza, ardhmëria e të sëmurit varet nga shtrirja e zonës së prekur nga infarkti. 

Trajtimi sipas pistave më të fundit të kërkimeve mjekësore.
Kërkimet mjekësore janë aktive në të gjithë botën, në luftë me infarktin për të përmirësuar dhe zbuluar sa më herët të jetë e mundur kërcënimet nga infarkti si dhe marrjen në kujdes sa më herët të këtyre të sëmurëve në mënyrë që të kufizohen pasojat përkatëse. Kryesorja qëndron në mënyrën se si mund të parandalojmë atakët kardiake?! Sot njihet roli i çarjes së pllakës ateromës (grumbullim trombocitesh, kolesterolit dhe mbetje të tjera qelizore ) të cilat ndikojnë në ngushtimin e enës së gjakut dhe mbi këtë ka ndikim dhe inflamacioni (pezmatimi). Në këtë drejtim shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë pllakat që rrezikojnë të çahen dhe të japin infarkt. Prandaj duhet të gjenden marker-et (treguesit) biokimik të inflamacionit dhe të përmirësohet teknika imazherike e vizualizimit të tyre. Nga ana tjetër është interesant përmirësimi i efektit të Statinave të përdoruara për uljen e kolesterolit dhe agregatëve të ri që pengojnë formimin e trombeve, pirgjeve të gjakut në arterie . Gjenetika ka hapur një pistë premtuese për të ulur rrezikun në disa të sëmurë mbartës të gjenit PCSK-9 që u lejon disa individëve të kenë një nivel të ulët të kolesterolit që i bën ato të mos vuajnë nga arterioskleroza e as infarkti. Shkencëtarët po tentojnë të kontrollojnë funksionin e këtij gjeni në pacientët me rrezikshmëri të lartë për sëmundje zemre. Përparime të rëndësishme këto kohët e fundit po arrihen me përdorimin e CIKLOSOPRINES, e cila pengon flakjen e indeve në raste e transplantit apo të bypass-eve, duke bllokuar disa mekanizma të vdekjes qelizore në kohën e infarktit. Po ashtu kohët e fundit mjekësia rigjeneruese po vlerëson interesin e qelizave staminale (burimore) embrionale për riparimin e zemrës çështje e shtruar prej 20-vitesh nga prof. Filipp Menasche, ku në 2016 u publikua praktikimi i një “arni” me shortim (patch) qeliza staminale tek një 68-vjeçare me deficit të rëndë zemre post-infarkti. Pacientja dhe pas 5-muajsh ishte në gjendje krejt të përmirësuar dhe pa ndërlikime. Me se fundi dr. Ebba Brahcenhielm Inserm, universiteti Rouen Francë i drejtuar nga Prof. Vincent Ricard vlerëson studimin e enëve të reja limfatike. Siç dihet sistemi limfatike përbëhet nga nyjet limfatike dhe enët limfatike të cilat bëjnë pjesë në mbrojtjen imunitare të trupit dhe kryejnë transportin e lëngjeve dhe të limfës për të mos u rikthyer drejt qarkullimit të gjakut. Një numër qelizash imunitare, por dhe mbetje qelizore evakuohen nga zemra me anë të rrugëve limfatike. Pas infarktit ose insuficiencë kardiake qoftë rrjeti limfatik, po ashtu dhe shtrati vaskular pësojnë modifikime të rënda të strukturës, duke dëmtuar funksionin e tyre transportues efektiv. Sipas ekipit studiues është zbuluar se kjo prishje e funksionit të rrjetit limfatik shoqërohet me grumbullim lëngjesh, me edema jashtë enëve të gjakut dhe çon në shfaqjen e një inflamacioni kronik në sektorin e zemrës. Në këtë kuadër po studiohet një bioterapi që stimulon rritjen e enëve limfatike për të ndihmuar zhvillimin e sistemit të drenimit të zemrës brenda 3-javësh, gjë e cila ul edemat dhe inflamacionin “Circylotion. Studiuesit si Michel Ovize dhe bp>, kanë vërtetuar se disfunksioni i mitokondrieve është i lidhur me mbingopjen e tyre nga kalciumi. Mitokondritet siç dihet ndodhen në të gjitha qelizat e trupit, ato janë një “uzinë” e vërtetë dhe kanë funksion kryesorë në furnizimin me energji. Gjë e cila është shumë e nevojshme në qelizat e zemrës që nuk pushojnë asnjëherë dhe kanë nevojë për furnizim të vazhdueshëm energjetik. Në kohën e reperfuzionit, prishet funksioni i tyre dhe në vend që të furnizojnë me energji, ato provokojnë vdekjen e qelizave brenda disa minutave. Ky shkatërrim sipas studiueseve iniciohet nga mbingopja me kalcium e mitikontriteve të cilët formojnë një “vrimë” në murin e tyre, gjë e cila tregon prishjen e funksionit dhe është burim i origjinës së vdekjes qelizore. Nga ana tjetër studiuesit po interesohen dhe për një strukturë tjetër qelizore reticulum enndoplazmatik që natyrisht është i pasur me kalcium dhe merr pjesë në kontraktimin e muskulaturës. Në momentet e reperfuzionit ndodh dhe një transferim i kalciumit të prodhuar në reticulum endoplazmatik drejt mitokontriteve. Prandaj studiuesit e prof. Ovize po eksplorojnë mekanizmin në tranzitit dhe shpresohet se me kohën do të bllokohet kalimi i kalciumit drejt mitokondrieve për të mbrojtura qelizat e muskulit të zemrës. Pra, është fjala për një koncept krejt të ri, i cili po kërkohet nga studiuesit paralelë dhe me kuptimin e funksioni e CIKLOFILINES-D. Mund të themi se ka dhe strategji të tjera në veprim për të riparuar zemrën pas infarktit, një nga ato është dhe stimulimi i enëve të reja të gjakut pas dëmtimit të zemrës nga infarkti. Kështu Robert Kelly etj. (Marseille France) zbuluan mekanizmin e rivaskularizimit spontan në eksperimentet me mijtë rogner pas infarktit. Pas një infarkti të zemrës qelizat e endocardit (cipës së brendshme e zemrës) ndryshojnë natyrë, aktivizohen gjene normalisht aktive në qelizat e tjera të cilat formojnë arteriet koronare, pra ato marrin origjinë nga endokardi, duke formuar gonxhe (formë lule) dhe migrojnë në brendësi të muskulit të zemrës për të gjeneruar enët e reja, gjë e cila është shumë interesant dhe ngjason si në zhvillimin embrional kur formohen enë koronare shpjegon Dr. Lucile Miquinol (burimi: Shoqata franceze e kardiologjisë”. 

Çfarë duhet të bëhet për të sëmurët?
Nëse dhimbja, shqetësimi zgjat mbi 5 minuta, kërkoni ndihmë urgjente në Nr 127. Më mirë bëni një alarm të rremë, se sa të provoni shenja shumë serioze, me aksident të rëndë, që mund të jetë fatal (vdekjeprurës). Dhe duhet sa më shpejt të jetë e mundur të drejtoheni tek një kardiolog profesionist dhe mundësisht në njësitë e urgjencës kardiologjike për ndërhyrje intensive angio-plastike dhe me vendosje stenti, nëse është e nevojshme.

Përgatiti për ditën botërore të Kardiologjisë 2017, SHKODËR