Ilaçi që ju rrit inteligjencën

562
Sigal

 Për
të gjithë ata që mendojnë se kanë IQ të ulët, tashmë shkenca ka gjetur një
zgjidhje. Modafinil, ky është emri i ilaçit që sipas shkencëtarëve të
universitetit të Oksfordit, mundëson rritjen e inteligjencës te
njeriu. Studiues të ndryshëm kanë kryer eksperimente tek individë me
koeficient të ndryshëm inteligjence dhe kanë vërejtur se konsumi i modafinilit
sillte përfitime të dukshme në zonat e trurit, të cilat janë përgjegjëse për
njohjen, planifikimin, mësimin, kujtesën dhe aftësitë krijuese. Personat
që morën këtë medikament i përmbushnin më mirë detyrat që shkencëtarët u
vendosën të studiuarve, krahasuar me ata që nuk përdornin
modafinilin. Pavarësisht kësaj, ilaçi ka edhe efekte anësore, të cilat
përfshijnë dhimbje stomaku, pagjumësi apo dhembje koke. Shkencëtarët kanë
vendosur mos ta nxjerrin në shitje këtë produkt për dy arsye: -Nuk dihet
akoma se çfarë ndodh me personin që e konsumon çdo ditë të vitit. -Kjo gjë
mund të shihet si hile apo mund të çojë në nënvlerësim të librave dhe dijeve që
merren në shkollë. Derisa shkencëtarët të vendosin se kur do të dalë në
shitje ky medikament na duhet të lexojmë që të rrisim inteligjencën.