Ilaçet psikiatrike mund të ndryshojnë vendimet morale

558
Morali është i lakueshëm, sipas shumë studimeve. Gjykimet tona ndryshojnë në varësi të një morie faktorësh – mentaliteti ynë, sa të uritur jemi, nëse ndjehemi të pastër ose të pistë, temperatura e ajrit të ambientit, e kështu me radhë. Ilaçe që ndikojnë në kiminë e trurit mund të ndryshojnë vendim-marrjen morale. Tani për tani shkencëtarët janë duke përdorur këto ilaçe të zakonshme psikiatrike, si mjete për të kuptuar mekanizmat e trurit që janë në bazë të moralit. Disa shpresojnë që një ditë të zhvillojnë një ilaç farmaceutik, për sjelljet e rrezikshme ose të dëmshme.
Studiuesit i kryejnë studimet në individë të shëndetshëm; rezultatet nuk do të thonë se pacientët të cilët kanë receta për këto barna janë duke përjetuar këto modifikime morale. Kimia e trurit të tyre mund të jetë e ndryshme. Teksa numri i njerëzve që marrin ilaçin rritet, megjithatë, është e rëndësishme për të marrë parasysh se mund të ketë efekte anësore të papritura.
Sigal