I druheni kancerit? Ja 10 mënyra si të parandaloni krijimin e tij

492
Sigal

Shumë ekspertë konsiderojnë se si kanceri nuk
është e thënë domosdo të jetë vetëm “pasojë gjenetike”, por në krijimin e tij
me të madhe ndikojnë edhe shprehitë dhe rrethanat jetësore.

Meqenëse
ushqimi ka ndikim të jashtëzakonshëm të shumëfishtë në shëndetin e njeriut,
hapat e parë në luftë kundër kësaj sëmundjeje të keqe duhen të fillojnë
pikërisht me ndryshimet në meny.

Rezultatet pozitive nuk do të
mungojnë, prandaj informohuni për ushqimin dhe disa shprehi të cilat do të
bëhen aleati juaji i mirë i shëndetit sipas rekomandimit të Huffington post.

1. E kaltra është e shijshme dhe e shëndetshme

Boronicat e kaltra janë “yjet” më të mëdha kur është fjala për mbushjen e
organizmit me antioksidantë. Përmbajnë edhe nivel të lartë të antocianineve, të
cilat frenojnë përhapjen e qelizave të kancerit.

2. Vendoseni çajnikun

Çaji i bardhë dhe i gjelbër përmbajnë EGCG, ekstraktin bimor dhe antioksidantin
i cili mund të mbrojë qelizat e shëndetshme.

3.
Dojeni xhenxhefilin


Xhenxhefili mund të reduktojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë ashtu që
lehtëson inflamacionin në traktin tretës.

4. Bëni sallatë – në gotë

Lakra përmban izotiocianatet, të cilat ndihmojnë pastrimin e trupit nga
materiet kancerogjene, derisa mollët kanë efekte antikancerogjene në zorrën e
trashë.

5.
Lëvizni


Rreth gjysmë ore ecje e shpejtë ditore mund të përmirësojë gjumin dhe energjinë
dhe potencialisht të reduktojë rrezikun nga kanceri dhe diabeti.

6. Shijojeni pozitën e gjarprit

Joga mund të lirojë nga stresi dhe të forcojë sistemin e imunitetit.

7.
Mos harroni të nxirrni frymën jashtë


Pesë minuta në ditë ndani për frymëmarrje të rregullt, citon koha.net.
Frymëmarrja e rregullt mund të ndihmojë në “fshirjen” e efekteve negative që i
ka stresi në shëndetin trupor dhe shpirtëror.

8. Fokusohuni në fibra

Corn flakes janë burim i mirë i fibrave, të cilat përveçqë i ndihmojnë trupit
për të eliminuar toksina mund të lehtësojnë urinë duke e mbajtur nivelin e
sheqerit në gjak.

9. Pini kafe

Konsumimi i rregullt dhe i moderuar i kafes është i lidhur me rrezikun më të
vogël nga kanceri i qelizave bazale të lëkurës.

10. Konsumoni djegës

Speci i kuq i bluar (biberi) përmban kapsaicinë, e cila mund të dëmtojë qelizat
e kancerit duke sulmuar burimin e tyre të energjisë pa shkaktuar dëm në qelizat
e shëndetshme përreth.