Humori ndikon në mënyrën se si ne perceptojmë ngjyrat

465
Studimi i publikuar në ”Psychological Science” tregon se ngjyra që ju dalloni varet nga gjendja emocionale në atë moment. Ç’ngjyrë dalloni kur shihni këtë imazh? Me shumë mundësi nëqoftëse jeni të lumtur, përgjigjja do të jetë blu e thatë. Por nëqoftëse humori juaj nuk është në gjendje të gëzueshme, nuk do të arrini të përcaktoni mirë ngjyrën: ndoshta e kaltër? Apo vjollce? Sepse, siç thonë kërkuesit shkencorë, duket se trishtimi ndryshon perceptimin që kemi mbi ngjyrat.
Në këtë studim, janë analizuar përgjigjet e më shumë se 200 studentëve universitarë, menjëherë pasi kanë parë një video të trishtuar apo edhe zbavitëse.
Në provën e parë, 127 studentë u ndanë në dy grupe. Grupit të parë i është dhënë të shohin një video të trishtuar, ndërsa grupit të dytë një video të gëzueshme. Në vazhdim është testuar kapaciteti i tyre për të identifikuar ngjyrat. U vu re që personat të cilët kanë parë videon me motive trishtimi nuk ishin në gjendje të dallonin me saktësi ngjyrat, ashtu si arritën pjesëtarët e grupit tjetër.
Një test i ngjashëm u është bërë 130 pjesëmarrësve (gjysmës së të cilëve u dha të shihnin një video me motive emocionale neutrale dhe gjysmës tjetër një video me motive trishtimi): rezultati i njëjtë, shkruan revista class. Studentët që kishin asistuar në të parit e videos së trishtë nuk ishin të qartë në dallimin e ngjyrave si grupi tjetër.
Sigal