Hulumtim i vitit 2016 për shërimin e kancerit: Vitamina C i vret qelizat kanceroze

545
Mënyra e re e trajtimit të kancerit mund të jetë më e lirë, e gjitha natyrale dhe, mbi të gjitha, mund ta gjeni shumë lehtë. Hulumtuesit nga Universiteti i Salfordit në Mançester kanë zbuluar se vitamina C është dhjetëfish më efektive në ndalimin e rritjes së qelizave kanceroze sesa disa ilaçe.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se vitamina C ka ndikuar në zvogëlimin e përqindjes së vdekjeve të pacientëve me kancer të gjirit, por ky studim i ri i vitit 2017 është i pari që tregon se vitamina C mund t’i vret qelizat amë kanceroze, transmeton Telegrafi.
Për këtë eksperiment, shkencëtarët kishin matur ndikimin e shtatë substancave të ndryshme, duke përfshirë vitaminën C, dhe kishin parë se kjo vitaminë është dhjetëfish më efektive në ndalimin e rritjes së qelizave sesa ilaçet tjera eksperimentale.
“Vitamina C është e lirë, natyrale, jotoksike dhe mund të përdoret nga çdo njeri si armë potenciale për luftimin e kancerit”, thotë Dr. Michael P. Lisanti, profesor i universitetit.
Sipas “National Cancer Institute”, opsionet e trajtimit të kancerit me doza të larta të vitaminës C janë studiuar qysh nga viti 1970’të.
Sigal