Hithrat ndihmojnë kundër rënies së flokëve

183

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi, shkruan “Zëri.info”.

Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit.

Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.

Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut.

Po ashtu efikas janë edhe shampot, të cilat si bazë e kanë hithrën, ndërsa e veçanta është se mund t’i pastroni flokët çdo ditë me këtë lloj shamponi.