Historia e trishtë që fshihet pas këngës të Krishtlindjeve nga Mariah Carey

428
Sigal

Çdo vit, muzika e festave dominohet nga Mariah Carey. Deri tani këngëtarja ka publikuar 3 albume me këngë Krishtlindjesh dhe jo më kot, bota e njeh si “Mbretëresha e Krishtlindjeve”.

Të gjithë e dimë që kënga e saj, “All I Want For Christmas” është hiti më i famshëm i festave. Dyqanet, lokalet, qëndrat tregtare madje dhe shtëpitë pushtohen për 1 muaj rresht nga tingujt e saj, por e dini ç’fshihet pas kësaj kënge?

Historia është shumë më e thellë dhe dramatike sa atmosfera që ajo krijon. Hiti është frymëzuar nga fëmijëria tronditëse e këngëtares. Mariah, e cila vjen nga dy prindër që u përkasin racave të ndryshme është ndjerë gjithë e diskriminuar nga të tjerët. Dramat në familjen e saj nuk kanë munguar dhe kjo e bëri këngëtaren të mbyllej në vete.