Hipertensioni, personat ku zhvillohet, masat parandaluese dhe terapia me ilaçe

623
Sigal

STUDIM AUSTRALIAN/ Shumica e pacienteve nuk e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje. Ja këshillat e mjekëve

Shtypja e lartë e gjakut, i njohur si hipertension, është një problem shumë i shpeshtë rreth botës dhe është shkaktari kryesor i sëmundjeve të zemrës, por shumë njerëz janë të pavetëdijshëm se e kanë atë. Dhe, pavarësisht barnave në dispozicion për kontrollimin e presionit të lartë të gjakut, shumë njerëz, të cilët e dinë se e kanë sëmundjen, nuk trajtohen si duhet. Hulumtuesit kanë analizuar afro 154 mijë të rritur nga mosha 35 deri në moshën 70 vjeçe. Pacientët nuk kishin pasur probleme me zemër ose goditje në tru dhe vinin nga 17 vende me nivele të ndryshme ekonomike. Rezultatet e studimit kanë treguar se rreth 46.5 e atyre me presion të lartë të gjakut ishin të pavetëdijshëm për sëmundjen.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf