Hernia diskale dhe dhimbjet e belit, ja kurat qetësuese

540
Sigal

Sëmundja prek më shumë moshën 24 -vjeçare. Shkaku është ngritja e peshave ose dobësia e muskujve

Hernia diskale lumbare është një problem që shqetëson një pjesë të gjerë të popullsisë. Zona që më së tepërmi i ekspozohet peshës dhe që vuan më shumë është ajo e belit (lumbare). Dhimbjet e belit mund të shkaktohen si nga hernia diskale ashtu edhe nga sëmundje që prekin sistemin muskulo-skeletar (sëmundjet e kockave apo muskujve të asaj zone) apo nga ngushtimet në kanalin e palcës së kurrizit apo edhe nga tumoret e kësaj palce. Madje thjesht edhe qëndrimi në pozicion të gabuar gjatë punës apo gjumit mund të shkaktojë dhimbje të belit. Megjithatë problemi mund të jetë i lehtë sa mund të kurohet me ilaçe apo i tillë që mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Prandaj është mirë që në këto raste të merret parasysh këshilla e specialistit.

 Kur ndodh?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf