Hemorroidet, trajtimi shtëpiak dhe mjekësor që qetëson dhimbjet

667
Sigal

Rreth 75 për qind të njerëzit kanë hemorroide. Ato janë më të zakonshme te të rriturit e moshës 45 deri në 65-vjeç

Hemorroidet janë enë të gjakut të ënjtura dhe të inflamuara (pezmatuara) rreth anusit ose në pjesën e poshtme të rektumit. Rektumi është pjesa e fundit e zorrës së madhe e cila përfundon me anusin. Anusi është hapja (vrima) në fund të traktit digjestiv ku përmbajtja e zorrëve (jashtëqitja, fecesi) del nga trupi. Hemorroidet mund të jenë të jashtme, kur ato janë të vendosura nën lëkurë rreth anusit, ose të brendshme, kur paraqiten në pjesën e poshtme të rektumit. Hemorroidet e brendshme mund të bien, ose të dalin jashtë, përmes anusit. Hemorroidet që dalin jashtë mund të tërhiqen sërish brenda rektumit vetvetiu. Hemorroidet më të rënda mund të mbeten jashtë gjithë kohës dhe kanë nevojë për trajtim.

Sa të shpeshta janë hemorroidet?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf