Sigal

Nëse jeni tek të ’30-at, por kanë filluar t’ju shfaqen rrudhat e para, mos u dëshpëroni. Këto 3 rituale do t’ju ndihmojnë t’i mbani larg ato.

Mos pini ujë direkt nga shishja. Ky ritual mund t’ju parandalojë shfaqjen e rrudhave rreth gojës, pasi aspirimi i thekson rrudhat e mimikës.

Fjetja përmbys. Nëse ky është pozicioni yt i preferuar i të fjeturit, ka ardhur koha ta ndryshoni. Fytyra juaj nga ana e jastëkut mund të shkaktojë shfaqjen e rrudhave.

Jopozicionimi i celularit në lartësinë e syve. Nëse e mbani telefonin shumë ulët, aq sa ju duhet të ulni kokën për ta parë, po shkaktoni rrudha të parakohshme në qafë dhe gushë të dyfishtë.