Hap dyert Spitali Amerikan 3, vendi i duhur për të trokitur dhe gjetur zgjidhje për shëndetin tuaj

532
Sigal

Është hapur sot Spitali
Amerikan 3, investimi më i madh në sistemin shëndetësor në vend dhe me
infrastrukturën spitalore më moderne në Ballkan, të përshtatur për t’i shërbyer
një numri të madh pacientësh.  

Godina më e re, me një
sipërfaqe prej 25.000 m
2 ofron për pacientët 100 dhoma, 170 shtretër, 5 salla
operatore dhe 2 koronarografi e që prej ditës së sotme do të jetë në
shërbim të pacientëve që do të drejtohen për të marrë shërbime apo ekzaminime
në Spitalin Amerikan 3, në Rr. Sabaudin Gabrani, pranë Fabrikës së Birrës.

Spitali Amerikan, pjesë
e American Hospital Assosiacion dhe investim mazhoritar i Fondit Amerikan
Bedminster Capital Management, pjesë e fondeve të OPIC, operon suksesshëm prej
më shumë se nëntë vitesh në Shqipëri dhe prej 4 vitesh në Kosovë, duke pasur
gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve.

Snot ne jemi një
strukturë edhe më e madhe spitalore, gjithnjë në synim të përmirësimit të
shërbimit dhe të perfeksionit:

·        
duke ju shërbyer pa
dallim të gjithë pacientëve vendas apo të huaj,

·        
me një staf të gjerë të
kualifikuar profesionistësh, mjekë, infermierë dhe teknikë

·        
me teknologjinë më
moderne dhe më të avancuar që shkenca sot ofron; aparatura, kushte dhe
infrastrukturë e krijuar posaçërisht për shërbim shëndetësor

·        
me shërbime nga të
gjitha departamentet si: gjinekologji, ortopedi, imazheri e avancuar, urgjencë
24H, kardiologji dhe kardiokirurgji, pediatria etj.

·        
si dhe arritje e suksese
në disiplinat më të veçanta të fushës së mjekësisë; si kirurgji, diagnostikim,
terapi, trajtim etj.

 

Rrjetit të Spitaleve
Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë, tani ju bashkua edhe Spitali Amerikan 3, si
një investim kolosal në fushën e mjekësisë në vend; por mbi të gjitha vendi i
duhur i rradhës për të trokitur dhe gjetur zgjidhje për shëndetin e çdo
qytetari vendas apo të huaj, nga rajoni e më gjerë.”