Gurët në tëmth, shenjat dhe kurimi i tyre

661
Sigal

Gurët në tëmth shfaqen me temperaturë, zverdhje dhe dhimbje tmerrësisht të forta të lokalizuara rreth barkut dhe në brinjën e djathtë

Gurët në tëmth janë një patologji e shpeshtë  sidomos për pacientët shqiptarë. Shenjat kryesore të kësaj sëmundjeje janë dhimbjet e merrësisht të forta në brinjën e djathtë, të shoqëruara me temperaturë dhe me zverdhje.

Çfarë janë gurët në tëmth?

Patologjia e quajtur gurët në tëmth, është një nga patologjitë më të shpeshta kirurgjikale. Është një patologji që sidomos 10 -vjeçarët e fundit ka gjithnjë e më tepër shpeshtësi të lartë. Lidhet me dietën ushqimore, por lidhet edhe me konsumin. Këtë e them sepse praktikisht unë i përkas një gjenerate kirurgësh të pas viteve ‘90,  sepse para viteve ‘90 të operoje një patologji me gurë në tëmth ishte diçka jo e shpeshtë dhe të operosh sot një patologji me gurë në tëmth është një gjë shumë e shpeshtë. Këtu ka luajtur rol padiskutim edhe rritja e teknikave, të cilat e diagnostikojnë këtë patologji. Vitet e fundit ne praktikojmë një teknikë të re kirurgjikale e heqjes së tëmthit me laparoskopi. Kjo është një teknikë, e cila shkurton kohën e qëndrimit të të sëmurit në spital, ka shumë më pak dhimbje, infeksioni është shumë më i pakët, por kushti është që me t’u shfaqur shenja e parë pacienti duhet të vijë të operohet sa më shpejt.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf