Gripi, acari dhe mungesa e ngrohjes “kyç” shkollat, çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve

67

Kryeministri
Edi Rama ka mbledhur sot Shtabin e Emergjencave lidhur me situatën e krijuar
nga moti i keq, por edhe nga epidemia e gripit. “Kemi një situatë të rënduar si
pasojë e epidemisë së një gripi që nuk u tërhoq me mbarimin e vitit, por që
vazhdon të çojë drejt dyerve të qendrave shëndetësore dhe spitaleve një numër
të pazakonshëm qytetarësh
”, tha Rama. Drejtori i Shtabit të
Emergjencave Civile Shemsi Prenci ka thënë se reshjet e borës kanë mbuluar 1/3
e territorit, “teksa pritet në ditët ne vijim të zbresin në lartësinë 200 metra
edhe në zonat bregdetare”. Ai ka theksuar se kompanitë e kontraktuara s’kanë
depozita kripe për të përballuar ngricën, ndaj edhe po u vihet ne ndihme nga Emergjencat
Civile. Pritet përkeqësim i motit edhe në portin e Durrësit. Ministri i
Shëndetësisë Ilir Beqja tha se është duke u diskutuar për mbajtjen mbyllur të
shkollave edhe për javën në vazhdim. Ai njoftoi pezullimin e operacioneve të
planifikuara në spitale dhe anulimin e aktiviteteve kulturore në vend.
Si
pasojë e reshjeve të dëborës raportohet se dhjetëra automjete janë bllokuar në
Qafë Ulëz. Në Kukës, Has, Tropojë, Malësi e Madhe, Pukë, Bulqizë, Dibër, Mat e
zona të tjera, trashësia e dëborës shkon deri në 60 c. Në shumë fshatra, për
shkak të motit të keq, pavarësisht masave të marra prej OSHEE, njoftohet se
mungon energjia elektrike. Situata paraqitet ndryshe në Korçë, ku vijojnë
reshjet e dëborës megjithatë nuk raportohen probleme. Ndërsa në Shkodër,
reshjet e mëdha të dëborës kanë rënduar qarkullimin dhe mund të lëvizet vetëm
me zinxhirë.