Gratë në shkencë

617
Studimi i realizuar nga Kombet e Bashkuara “Gratë në shkencë”, tregon se në Shqipëri ka më shumë femra të shkolluara se sa meshkuj. Sipas këtyre të dhënave, në Shqipëri, 54 përqind e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra, kurse shifrat janë edhe më të mëdha në studimet pas universitare. Raporti tregon se 58 përqind e studentëve që mbrojnë doktoraturën janë femra. Femrat shqiptare zënë 44 përqind të të angazhuarve në fushën e kërkimit, çfarë tregon angazhimin më të madh të meshkujve në këtë fushë. Por pavarësisht këtyre shifrave, pavarësisht rritjes arsimore dhe kualifikimeve, sërish gratë në Shqipëri janë më pak të paguara sesa meshkujt.
Sigal