Goditjet astmatike në verë, ja si t’ i parandaloni

533
Sigal

Këshilla rreth astmës, të mos dilet gjatë pikut të vapës pasi atakët e forta astmatike shkaktojnë vdekjen

Temperaturat e larta janë të rrezikshme për ata që marrin frymë me vështirësi, pasi ato e thajnë ajrin dhe e ashpërsojnë atë. Të gjithë ata që vuajnë prej kësaj sëmundjeje, sapo vjen stina e verës, nisin njëkohësisht edhe stinën e “vuajtjeve” të tyre. Prandaj, ekspertet japin këshillën kryesore ndaj këtyre pacienteve, që të mos dalin në asnjë mënyrë gjatë pikut të vapës në stinën e nxehtë të verës. Pasi ata rrezikohen të pësojnë atakë të forta astmatike, të cilat mund t’ i çojnë edhe drejt vdekjes. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se shkalla e lartë e lagështirës, shkakton probleme të mëdha në rrugët e frymëmarrjes si edhe në lëngjet e kockave. Viruset respiratore bëhen edhe me agresive në temperatura të larta. Astma bronkiale është një sëmundje alergjike e bronkeve dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Shkaqet

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf