Gjithë benefitet e Vitaminës D që nuk i keni ditur më parë

503
Keni mungesë të saj? Bëni mirë të dini më shumë për të.
Vitamina D është e rëndësishme për trupin tone mbi te gjithë femrat duhet te furnizohen qe ne moshe te re pasi janë me te ekspozuara ndaj osteoporozës. Ne çdo rast, te gjithë edhe meshkujt apo fëmijët duhet te evitojnë rënie te kësaj vitamine për te larguar kështu disa shqetësime. Burimi i pare qe na “dhuron” këtë substance është dielli. Është e nevojshme te ekspozohemi çdo dite për 10-15 minuta ne vere dhe 20-30 minuta ne dimër pa krem mbrojtës për te përfituar te mirat.
Vitamina D luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave duke mundësuar absorbimin e kalciumit nga trupi ynë. Është po ashtu shumë e rëndësishme për funksion të shëndetshëm të sistemit imunitar e gjithashtu mund të ndihmoj në zvogëlimin e rrezikut ndaj ftohjes. Vitamina D gjithashtu ndihmon në akordimin e imunitetit të fjetur që mund të ju mbroj nga virusi i gripit.
Vitamina D gjithashtu është lidhur me parandalimin e shumë sëmundjeve të ndryshme duke përfshirë këtu sklerozën e shumëfishtë, artritin dhe bile edhe kancerin.
Ja disa ushqime me vitamine D te cilat nuk duhet te mungojnë ne tavoline.
Laktinat dhe veza
Një burim shume i mire i kësaj vitamine vjen nga qumështi dhe nga derivatet e tij, mjaftojnë dy porcione ne dite si kos apo qumësht, djathë, gjize për te marre sasinë e duhur. Për ato qe nuk i tolerojnë laktinat mund te përdorin produkte te skremuara pjesërisht apo pa laktinë. Një ushqim tjetër i vlefshëm është veza, dy ne jave te gatuara ne çfarëdo mënyrë.
Peshku
Peshqit qe kane një përmbajtje te larte te vitaminës D janë toni, sardelet, salmoni, merluci, karkalecat etj. Mënyra më e mire për t’i gatuar është me avull sepse kështu nuk shtohen yndyrat dhe mbajnë te gjitha vlerat ushqimore.
Vegjetalet
Soja dhe derivatet e saj janë shume te këshillueshme në shumë dieta të cilat kanë nevojë për ushqime me një sasi të mirë të vitaminës D. Ndër vegjetalet më të pasur me këtë substancë janë kërpudhat Shiitake sepse thithin shumë diell. Në tavolinë nuk duhet te mungojnë edhe drithërat dhe vaji i mëlçisë se merlucit qe përveç se shume te mira për kockat garantojnë dhe mirëqenien e trurit.
Sasia ditore
Kërkesa për vitamine D nevojitet rreth 10 mg ne dite për te gjitha moshat, te rritur dhe fëmijë por me shume vëmendje duhet ti kushtojnë femrat ne çdo moshe, mbi te gjitha ato femra shtatzënë dhe ne menopauze për te evituar kështu një rënie nga momenti qe trupi ynë rregullon thithjen, prodhimin dhe aktivizimin ndaj këtyre ndryshimeve sipas momenteve.
Sigal