Gjithçka që duhet të dini për obezitetin

740
Epidemia e obezitetit është përhapur shumë në këto pesë vitet e fundit, edhe pse me një ritëm më të ngadaltë se më parë. Parashikimet e reja tregojnë rritje të vazhdueshme të obezitetit në të gjitha vendet e studiuara. Këtu janë disa gjëra që duhet të dini:
1– Një në dy të rritur dhe një në gjashtë fëmijë janë mbipeshë ose obezë në vendet anëtare të “The Organisation for Economic Co-operation and Development” (35 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë).

2– Përqindja e obezitetit te të rriturit është më e madhe në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Zelandë e Re, Hungari, ndërsa më e ulët në Japoni dhe Kore.
3– Numri i personave obezë parashikohet të rritet deri në vitin 2030, ndërsa Koreja dhe Zvicra janë vendet ku parashikohet që të ketë një rritje me ritëm të shpejtë të personave obezë.
4– Sipas studimit, femrat më pak të arsimuara janë mbipeshë.
5– Në vitet e fundit, disa shtete si Belgjika, Kili, Finlanda, Hungaria dhe Meksika kanë rritur çmimet e produkteve të dëmshme në mënyrë që njerëzit të hanë shëndetshëm.
6– Zhvillimet e reja në komunikim përfshijnë një koncept të ri për etiketat e ushqimeve që të ndërgjegjësojë publikun rreth produkteve jo të shëndetshme, sidomos ato për fëmijë.
7– Ka disa ndërhyrje në mjediset e shkollës që japin zgjidhje për të trajtuar obezitetin.
Sigal