Gjendet ilaçi i autizmit? Suramin, ilaçi i gjumit, mund ta kurojë

753
Ekspertët e autizmit besojnë se një medikament 100 vjeçar mund të jetë çelësi për trajtimin e sëmundjes. Suramin është medikamenti i përdorur për të trajtuar sëmundjen e gjumit, një sëmundje e përhapur nga mizat në Afrikë, që nga viti 1916. Por një shkencëtar nga Universiteti i Kalifornisë i quajtur Robert Naviaux botoi më herët një studim një studim duke treguar suramin mund të “ndryshojë” sjelljet e ngjashme me autizmin në minj. Studiuesi ka shkuar edhe më tej duke e testuar medikamentin tek njerëzit. Trajtimi ka dhënë efekt tek fëmijët që morën medikamentin. Në studim u përfshin 20 djem me autizëm ndërmjet moshës 5 dhe 14 vjeç. Gjysma e tyre mori një dozë të kontrolluar të suramin, ndërsa gjysma tjetër mori një medikament tjetër. Pjesëmarrësit që morën suramin performuan më mirë në testet për aftësinë e gjuhës, ndërveprimet shoqërore dhe sjelljet e përsëritura të lidhura me autizmin. Përmirësimet u larguan pas ndërprerjes së suraminës. Kreu i monitorimit dhe vlerësimit të studimeve në Shoqërinë Kombëtare të Autizmit, tha se gjetjet e reja janë interesante, por ky është një studim shumë i vogël. Rezultatet sugjerojnë se është e vlefshme të merren studime të tjera për medikamentin.
Sigal