Gjashtë përfitimet e vajit të bajames

614
Për shumë kënd që deri tani e ka konsideruar vajin e bajames një produkt me origjinë bimore, të vlefshëm vetëm për bukurinë, ky produkt është gjithashtu edhe një kurë për mirëqenien dhe shëndetin tonë. Ideal për lëkurën dhe flokët, falë përdorimit edhe si produkt ushqimor, vaji i bajames është edhe aleati i mirëqenies e shëndetit. Ndihmon aparatin tretës dhe lufton kolesterolin e keq. Aromatik, zbutës, delikat dhe tejet ushqyes, lista e përfitimeve nga vaji i bajames, mund të jetë e pafundme. “Falë vlerave të larta ushqyese që përmban vaji i bajames, -shpjegon doktoresha Valentina Schirò, biologe, nutricioniste dhe specialiste e ushqyerjes -këshillohet si në mjekësinë kineze, greke dhe persiane.
I pasur me mangan, magnez, fosfor, kalium, selen dhe zink. Përmban gjithashtu edhe një sërë vitaminash, në mënyrë të veçantë vitaminën E, është i pasur me acid fenolik, flavaniode dhe karotinë. Këto substanca veprojnë si antioksidantë dhe anti-inflamatorë. Përmban gjithashtu edhe acide yndyrore.
Aleat i aparatit tretës
Në saje të efektit qetësues që mbart në vetvete vaji i bajames, ndihmon edhe në mbrojtjen e aparatit tretës, në të njëjtën kohë zbut acarimin që mund të ndikojë në sistemin tretës, duke favorizuar kalimin transit përgjatë zorrëve.
Mik i zemrës
Përdorimi i këtij produkti, sjell përfitime në sëmundjet kardiovaskulare, kjo falë aftësisë së tij për të reduktuar (LDL), të ashtuquajturin “kolesterolin e keq”, i dëmshëm për zemrën dhe arteriet.
Kundër strijave
Për vajzat që kanë humbur peshë apo pas shtatzënisë përballen me strija, në disa raste jo shumë të këndshme për syrin dhe joestetike, aplikimi në këto zona të lëkurës të kremrave që përmbajnë vajin e bajames, ndihmon lëkurën për ta bërë më kompakte dhe eliminon strijat.
Zbutës
Veprimi i vajit të bajames edhe si zbutës, ndihmon për ta bërë atë më të butë. Shumë e këshillueshme për fytyrat e thata dhe problematike, si për vajza ashtu edhe për djem.
Hidratues
Vaji i bajames i dhuron butësi lëkurës. Për një hidratim akoma më të thellë, aplikoni disa pika të vajit të bajames kur je duke bërë dush, pastaj shpërlaje. Veprimi i tij zbutës do ta ushqejë më shumë lëkurën dhe do ta mbrojë nga klori që përmban uji, i cili ka tendencë ta thajë epidermën e lëkurës. Gjithashtu prania e disa anti-oksidantëve tejet të çmuar, ndihmon në parandalimin e shfaqjes së rrudhave.
Forcon thonjtë dhe flokët
Përdorimi i këtij vaji si zbutës te flokët dhe thonjtë, ndihmon në ruajtjen dhe forcimin e tyre.
Sigal