Fundi i epokës së lavdishme të antibiotikëve është afër

733
Farmacist Maksi Bratko 
Zbulimi i antibiotikëve u quajt “druga çudi.” Ato revolucionarizuan kujdesin mjekësor dhe zgjeruan pritshmërinë e jetëgjatësisë. Gjysma e antibiotikëve që përshkruhen edhe, sot janë zbuluar dhe prodhuar midis viteve 1950 deri 1960. Ato patën sukses dhe ndihmuan në shërimin dhe eliminimin e shumë sëmundjeve disa prej të cilave vdekjeprurëse. Por përdorimi pa kriter i tyre, aplikimi i të njëjtëve antibiotikë si për qëllime humane ashtu edhe për ato veterinere na çuan në gjendjen e sotme për të bërë pyetjen që a mundet edhe një infeksion i zakonshëm të na çojë deri në vdekje? Gjithnjë dhe më shpesh pjesa më e madhe e sëmundjeve nuk po mjekohen nga aplikimi i antibiotikëve dhe në qoftë se nuk merren masa shpejt mund të gjendemi përpara një bombe me sahat e cila ka kohë që ka filluar të punojë. Një infeksion i lehtë ose një plagë e thjeshtë,mund të na çojë në vdekje dhe kjo nuk është diçka e largët por sigurisht shumë e afërt paralajmërojnë mjekët. Simbas tyre antibiotikët ky sukses i disa dhjetëvjeçarëve përpara që na bëri të jetojmë më gjatë. Shumë shpejt mund të jetë pa efekt. Pra lind pyetja: Si do jetë era pas antibiotikëve: Bota po drejtohet në erën pas antibiotike thotë Dr. Kejdxho Fukuda nd/drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (O.B.SH.) Në erën e re probleme krejtësisht të pa fajshëm të cilët kanë qenë të mjekueshëm pas disa dhjetëvjeçarë do të na çojnë në vdekje të sigurt në qoftë se nuk ndryshon mënyra me të cilën prodhojmë,përshkruajmë dhe përdorim antibiotikët. Bota do të humbë më shumë dhe më shumë nga këto produkte sot përfituese dhe pasojat do të jenë katastrofike. Nuk është rastësi që në vitin 2014 tema:Se fundi i erës së antibiotikëve është afër u diskutua në sesionin e 67 të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë (Organi udhëheqës I O.B.SH.) me titull “Krijimi i rezistencës së superviruseve ndaj antibiotikëve është kthyer në një nga problemet kryesore rriskuese të shëndetit në përgjithësi në gjithë pikat e botës”.Sot ky është kthyer në një problem global. Profesor Sali Dejvis K/specialist në Qeverinë Britanike në librin e tij “Ilaçet nuk veprojnë”krahason rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve të njëjtë me rrezikun që I kërcënohet botës nga ngrohja globale. Ai përmend që para 70 vjet mjekësia përdori në masë preparate antibiotike si p.sh. penicilinën. Por pikërisht si pasojë e përdorimit në masë të tyre një sërë baktere, ndaj të cilëve u luftua me sukses, pësuan mutacion dhe u bënë rezitentë. Ndërsa kompanitë farmaceutike akoma nuk po mundin të prodhojnë antibiotikë ose ilaçe të tjera të cilat mund të luftojnë infeksionet e ndryshme, problem nga i cili ç’do vit vdesin mbi 25000 njerëz në Evropë dhe në SHBA. Lind pyetja e kohës ç’do të ndodhë kur kjo rezistencë e mikrobeve do të prekë gjithë njerëzimin? Kur edhe operacioni rutinë më i thjeshtë si heqja e tonsiliteve (bajameve) apo një infeksion i streptokokëve mund të kthehet në vdekjeprurës, sqaron Dr. Margaret Çen (drejtore e përgjithshëm e O.B SH.). Pa antibiotik do të jetë shumë e vështirë të transplantojmë organe Nuk mund të mjekojmë murtajën, sifilisin, diarenë etj. Sipasx Çen-it era e pas antibiotikëve është çështje kohe, ajo është si një bombë me orë e cila si rezultat i mos sqarimit ose përdorimit të panevojshëm ose të gabuar të antibiotikëve ka filluar të punojë dhe kjo është shumë më e rrezikshme se frika nga terrorizmi apo lufta. 

Një nga sëmundjet më të rrezikshme që po zhvillon rezistencë ndaj shumë medikamenteve është tuberkulozi. Nga 650 mijë të regjistruar në vitin 2010 me tuberkuloz vetëm 50% e tyre mundën të mjekohen me antibiotikët e sotëm. Gjithnjë dhe më shumë po shpërthejnë infeksionet e sëmundjeve të brendshme të cilat sot me zor po i nënshtrohen mjekimit me antibiotikë. Të detyruar nga kjo gjendje O.B.Sh dolli me vendim zyrtar ndaj mjekëve që të kufizojnë në maksimum dhe në raste shumë të rralla përshkrimin e antibiotikëve dhe të ndalohet përdorimi i tyre për stimulimin e rritjes së shpejtë të kafshëve. O.B.SH-ja zbuloi një rezistencë të madhe të bakterieve E-coli të cilët janë arsyeja e infeksioneve të ndryshme të lëkurës, gjakut, veshkave, traktit gastrointestinal, meningjitit etj. Rezistenca e bakterieve ndaj antibiotikëve në rrugët urinare sot ka arritur në 50% të rasteve. Po ashtu rezistente janë ato edhe në mjekimin e pneumonive dhe gonoresë. Nga dita në ditë po shtohet Nr. i njerëzve të infektuar nga gonoreja. Sipas të dhënave sot në Britani mjekimi i gonoresë me antibiotikë nuk po jep sukses. Raste të pasherueshmë me gonore janë vënë re edhe në Austri, Australi, Kanada, Norvegji, Slloveni, Francë, Zvicër, Afrika e Jugut dhe Japoni. Dy grupe antibiotikësh që sot nuk po veprojnë në mbi 50% të rasteve në mjekimin e pneumonisë të shkaktuar nga K-pneumoniae. Bakteret vazhdimisht po mutojnë dhe po kthehen në rezistente ndaj antibiotikëve dhe ky proces shpejtohet kur ndërpritet kura e mjekimit para kohe. Disa studime në Anglinë Lindore kanë ardhur në konkluzion që mund të krijohen medikamente që të atakojnë dhe çajnë membranën mbrojtëse të bakterieve, gjë e cila do të bëjë të mundur paaftësinë e bakterieve për të zhvilluar rezistencën e ndaj antibiotikëve. Por deri sa të vijë ky moment, ç’do gjë është në dorë të Qeverisë dhe në njerëzit e zakonshëm të cilët duhet të marrin masa për të ndaluar mutacionet e bakterieve. O.B.SH bën thirrje për një higjienë sa më të mire, përdorimin e ujit të pastër,kontrollin e infeksioneve të mara nëpër spitalet si dhe vaksinimin e popullsisë për të ulur nevojën e përdorimit të antibiotikëve. Për të ngadalësuar sa të mundim rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve na dalin disa detyra: 

1-Të kufizohet në maksimum përshkrimi i antibiotikëve nga mjekët. 
2- Farmacistët kategorikisht mos japin popullit antibiotikë pa recetën e mjekut. 
3- Mos ndërpritet para kohe mjekimi me antibiotikë pa u shëruar plotësisht përdoruesi i tyre. 
4-Të ndahen grupet e antibiotikëve për përdorim human nga ai veterinar. 
5-Të kufizohet përdorimi i antibiotikëve në veterinari. 
6 – Mos tregëtohen për një kohë të caktuar produkte si mish, qumësht dhe nën produktet e tyre për një kohë të caktuar në qoftë se mbi ato kafshë janë përdorur antibiotik, për të eliminuar dozat e vogla që mund të mare popullsia duke përdorur këto produkte të cilat përmbajnë sasi të vogla antibiotikësh që duke u mare nga popullsia ndihmojnë në zhvillimin e rezistencës së bakterieve ndaj antibiotikëve. 
7-Përdorimi i antibiotikëve të shoqërohet me sasi të konsideruar Vit C nga 2000mg deri në 3000mg në ditë me Vitamina të grupit B si dhe me probiotikë, ndërsa aty ku nuk ka kondraindikime rekumandohet edhe kos natyral.
Sigal