Ftoi, fruti më i mirë i vjeshtës

489
Sigal

Ftoi konsiderohet fruti më i vërtetë  i vjeshtës. Koha
e tij është nga tetori deri në dhjetor. Ndonëse cilësohet si një frut me
pak kalori, përmban antioksidantë poli-fenolike jetike.

 Lëndët catechin dhe
epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e
aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike,
konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera
e stomakut.

Ftoi përdoret i
freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë, si dhe për t’i dhënë
shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të
tjera.

Ftoi përdoret për
forcimin e organizmit të pleqve, si dhe për forcimin e trupit të dobësuar të
personave që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.