Fruti që lufton inflamacionin dhe mbron nga kanceri i prostatës!

899
Sigal

Nëse zgjidhni t’i hani ato në një sallatë ose në vete, dijeni se po i bëni trupit dhe vetes një nder të madh. Domatet i japin trupit shumë përfitime shëndetësore, pasi ato janë të mbushur me ushqyes që luftojnë inflamacionin, përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe madje ulin rrezikun e kancerit.

Domate konsiderohet si fruta, por teknikisht klasifikohen si perime. Ato janë të pasura me vitaminën C, vitaminën A, vitaminë K, kalium, mangan dhe folatë. Disa përfitime të fuqishme të domates përfshijnë aftësinë për të përmirësuar shëndetin e lëkurës, kockave dhe syve, si dhe mbrojnë trupin nga sëmundjet e ndryshme.

Përfitimet e domates

1. I siguron trupit antioksidantë të fuqishëm

Domatet përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë nga sëmundjet dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Hulumtimet kanë treguar se meshkujt që hanë domate në baza të rregullta kanë më pak gjasa të zhvillojnë kancerin e prostatës. Si një ushqim për të luftuar kancerin, domatja përmban një antioksidant karotenoid të quajtur likopinë. Likopeni është i njohur për aftësitë e tij kundër kancerit.

2. Vepron si anti-inflamator natyral

Përfitimet e domates përfshijnë aftësinë për të luftuar inflamacionin. Antioksidantët e fuqishëm të domates punojnë për të ulur inflamacionin që shkakton sëmundje në trup dhe për të zvogëluar rrezikun e kancerit, sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe artritit.

3. Ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës

Antioksidantët në domate, duke përfshirë likopenin, ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira për të mbrojtur zemrën nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi oksidativ. Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i domateve mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit, uljen e presionit të lartë të gjakut dhe përmirësimin e shëndetit të enëve të gjakut.

Antioksidantët në përbërje të domates ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sulmit në zemër dhe goditjeve në tru.

4. Ndihmon shikimin

Domatet përmbajnë lutein, një karotenoid që mbron retinën e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga mosha, rrezatimi i dritës UV dhe stresi oksidativ.

Studimet kanë treguar se luteina mund të funksionojë si një trajtim natyral për degjenerimin makular, shkaku kryesor i verbërisë tek të rriturit.

5. Hidraton dhe mbron lëkurën

Domatet forcojnë, hidratojnë dhe mbrojnë lëkurën. Vitamina C dhe antioksidantët e tjerë të fuqishëm të domates ndihmojnë në përmirësimin e imunitetit, elasticitetin dhe shkëlqimin e lëkurës.

6. Mbron shëndetin e kockave

Likopeni ndihmon për të ngadalësuar efektet e plakjes dhe forcon kockat dhe eshtrat.

Domatet në përbërje të tyre kanë vitaminë K, mangan, fosfor dhe lëndë ushqyese të tjera që ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të eshtrave, frakturave dhe osteoporozës.