Fruti më i mirë i verës/ Si të përdorni manaferrat për rënien nga pesha

236

Manaferrat janë ndër frutat më të mira që mund të gjejmë tani në treg.

Kur kanë ngjyrë të errët kjo tregon se manaferrat kanë më shumë antioksidantë të cilat na ndihmojnë për të mposhtur plakjen, kancerin dhe sëmundje të tjera.

Ky frut i egër është i pasur me vitamina A, E, K dhe B, fibër, antioksidantë dhe flavonoidë që garantojnë një shëndet të mirë.

Një filxhan çaji me manaferra ofron 8 gramë fibër dhe më shumë se çerekun e nevojës ditore për vitaminë C dhe K.

Manaferrat i bëjnë mirë lëkurës, trurit dhe sistemit tretës.

Ato janë ndër frutat më të rekomanduara nga dietologët për rënien nga pesha.

Manaferra Plot Me Antioksidantë Dhe Fibër Për Rënien Nga Pesha

Një studim i Universitetit të Floridës zbuloi se njerëzit që konsumojnë shumë fruta të pasura me antioksidantë kanë një peshë më të shëndetshme.

Antioksidantët tek manaferrat aktivizojnë gjenet që janë përgjegjëse për djegien e yndyrave.

Për më tepër, polifenolët tek manaferrat kanë aftësinë të pengojnë formimin e depozitave dhjamore në organizëm.

Sipas studiuesve, fibra që ndodhet tek manaferrat ndihmon në normalizimin e lëvizjes së zorrëve, ul kolesterolin, mirëmban nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmon në arritjen e një peshe ideale të shëndetshme.

Fibra ngadalëson tretjen dhe ju mban të ngopur për shumë gjatë.

Duke qenë se manaferrat ofrojnë shumë fibër dhe shumë pak kalori, ato konsiderohen si një frut perfekt për ata që duan të humbasin në peshë.

Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni më shumë fruta pylli dhe veçanërisht manaferra gjatë stinës së verës.

Ato mund t’i hani veçmas ose t’i përfshini në sallata e lëngje të ndryshme të kombinuara me perime të cilat mund t’i pini rregullisht.

Konsumi i frutave të pyllit është një mënyrë shumë e mirë për tu kujdesur për peshën në verë, megjithatë një rënie e shëndetshme prej peshës mund të arrihet duke treguar kujdes me ushqimin dhe kryer shumë aktivitet fizik. /AgroWeb.org