Frutat e thata, të dobishme për shëndetin

168
Frutat e thata janë burime vitaminash dhe mineralesh, të cilat kontribuojnë në shëndetit tonë. Rrushi i thatë është efikas kundër osteoporozës. Rrushi i thatë përmban shumë bor, një obligo-element ky që i bën kockat më të shëndetshme. Disa studime tregojnë se nëse hani çdo ditë rrush të thatë mund të parandaloni osteoporozën. Nga ana tjetër këto fruta te thata përmbajnë edhe glukoze dhe fruktoze, çka përmirëson performancat sportive me shume sesa pijet energjike. Kajsitë e thata janë të mira kundër hipertensionit.
Kajsitë përmbajnë mjaft kalium dhe pak natrium, çka ul hipertensionin arterial dhe shmang sëmundjet kardiovaskulare. Nga ana tjetër ato mund të përmirësojnë edhe shikimin, fale beta-karotenit, një antioksidues ky i pasur me vitamine A.
Kumbullat e thata ndihmojnë kundër kapsllëkut. Falë fibrave qe përmbajnë, kumbullat favorizojnë kalimin e ushqimeve nëpër zorrë. E mira është që ato të konsumohen në mëngjes. Fiqtë e thatë luftojnë aneminë. Personat që kanë mungesë hekuri, pra që vuajnë nga anemia, duhet të konsumojnë fiq të thatë. Katër fiq sjellin aq hekur sa i duhet çdo njeriu ne një ditë.